Investimi, së bashku me licencë në vlerë prej 200 milion Euro.
Abonentët e parë qysh sivjet.
Bojan Dremelj, Klavdij Godnic dhe Akan Ismaili nga konzorciumi Telekomi i Sllovenisë, Mobitelit dhe Ipko Net-it, të cilët e fituan tenderin ndërkombëtarë për licencë të dytë të operatorit mobil në Kosovë, sot, së bashku me drejtorin e Autoritetit Regullativ të Telekomunikacionit Anton Berishën, në mënyrë ceremoniale nënshkruan kontratën për licencë. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Agim Çeku dhe personalitete tjera të qeverisë, përfaqësuesve të UNMIKut dhe te zyrave diplomatike dhe te komunitetit te biznesit.
Pos 75 milionëve, që tashmë i kanë paguar për licencë, në ndërtimin e rrjetit mobil në Kosovë do të investojnë edhe 120 milion Euro të mira, pra gjithsej 200 milion. Me ndërtimin e rrjetit do të fillohet menjëherë dhe infrastrukturën fillestare do ta përfundojnë para përfundimit të këtij viti, kështu që shërbimet e para do t’ju ofrohen përdoruesve qysh sivjet. Përparësi për mbulesë do të kenë qytetet më të mëdha. Ipko Net planifikon që në pesë vitet e ardhshme do të arrijnë 50% të tregut dhe brenda tetë viteve do të kenë afro një milion abonentë të telefonisë mobile.
Ipko Net do të përkujdeset që të ketë ofertë konkurruese dhe për zgjerimin e shërbimeve të komunikimit mobil në Kosovë, të cilën do ta mbindërtoj me të gjitha zgjidhjet më moderne, që i mundëson teknologjia bashkëkohore. Janë të sigurt që me ofertën e vet të llojllojshme, mundësitë e shumta të paketimit të shërbimeve, shërbimeve me vlerë të shtuar, cilësi, besueshmëri, siguri dhe përkrahje të mirë, do të bëhen operator i preferuar i komunikimeve mobile.
Pranë kësaj, Ipko Net, si pjesë e grupit Telekomi i Sllovenisë, ka plane të mëdha edhe në fushat tjera të komunikimit elektronik, posaçërisht në pjesën e telefonisë fikse, internetit dhe integrimeve sistemore. Me ofertën e saj moderne të komunikimeve elektronike, do të ju mundësoj banorëve lidhshmëri të mrekullueshme brenda Kosovës dhe me botën e jashtme, që do të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e vendit dhe në kualitetin e jetës në përgjithësi.
Këto projekte i sjellin Kosovës edhe vende të reja pune dhe në mënyre direkte apo indirekte rritje ekonomike, pasi që pritet bashkëpunim i ngushtë me partnerë afaristë në fushat e prodhimit dhe shërbimeve.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]