Duke filluar prej 11 prill 2013, përdoruesve të të gjitha pakove të televizionit kabllor digjital IPKO (Mini, Familjare, Premium dhe Premium HD) do tu paraqitet radhitja e re dhe e freskuar e kanaleve televizive.
Me radhitjen e re, IPKO ka krijuar hapësirë të re për shtimin e kanaleve të reja ekskluzive, me të cilat do t’i plotësojë kërkesat e përdoruesve për përmbajtje të re dhe cilësore në platformë, ndërsa ua mundëson përdoruesve që ta krijojnë listën e tyre të preferuar të kanaleve, sipas përzgjedhjes së tyre personale.
Si platforma më atraktive e televizionit kabllor digjital në treg, me cilësinë dhe numrin më të madh të kanaleve (dhe numrin më të madh të kanaleve HD), të cilat ofrohen në përmbajtje dhe teknologji ekskluzive në treg, IPKO do ta freskojë platformën e saj me ndryshime dhe inovacione të reja.
Lista e re e kanaleve në platformën e televizionit kabllor digjital IPKO.