Për të gjithë adhuruesit e filmit – IPKO sponsor i artë i Dokufest

Vendi:

Prishtin

Nga:

Ipko

Për të gjithë adhuruesit e filmit – IPKO sponsor i artë i Dokufest
Kompania e telekomunikimeve IPKO edhe këtë vit përkrah Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë – Dokufest, i cili tradicionalisht mbahet në Prizren dhe këtë vit fillon prej 4 deri më 10 Gusht.

Njësoj sikurse vitin e kaluar, IPKO është njëri prej përkrahësve kryesor të kësaj ngjarje të pasur kulturore e cila i grumbullon të gjithë adhuruesit e filmit kosovar dhe të huaj. IPKO është një kompani telekomunikimi e cila përherë e me shume po përfshihet në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës, duke ua lehtësuar atyre komunikimin përmes telefonisë mobile, internetit dhe tash se fundi edhe telefonisë fikse.

IPKO dëshiron që prania e saj në Kosovë ti tejkalon shërbimet dhe produktet të cilat i ofron, përmes pjesëmarrjes në forma të ndryshme të organizimeve që shkojnë në dobi të qytetarëve të Kosovës. Ne po tregojmë që vendit tonë po i japim shumë më tepër se biznes. IPKO është kompani cila tregon përgjegjësi për shoqërinë ku zhvillon aktivitet biznesi, pjesë e rëndësishme e të cilave është edhe kultura.

Festivali është duke u rritur çdo vit, dhe ne dëshirojmë që kësaj rritje ti japim edhe një shtytje duke e përkrahur organizimin e tij. “Për ne Dokufest është një festival i suksesshëm, dhe ne si kompani telekomunikimi e suksesshme, kemi dëshirë që vazhdimisht të përkrahim dhe të asociojmë me suksesin” tha Astrit Gashi drejtues i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në IPKO.

IPKO do të vazhdon të ndihmojë shoqërinë kosovare përmes angazhimit në aktivitete te ndryshme shoqërore dhe jo vetëm kulturore.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim