PTK investon në Ipko Net

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Bordi i PTK SH.A. ka aprovuar në parim fillimin e procesit të investimeve në kompaninë Ipko Net. Investimi nënkupton që Ipko Net të ofroj shërbime të avancuara të telekomunikimeve, brenda një afati të shkurtë.

Ky hap do të mbështes ndërtimin e shpejtë të infrastrukturës dhe ofrimin e shpejtë të shërbimeve të avancuara telekomunikuese në Kosovë, që si objektiv ka uljen e çmimit për njësi dhe rritjen e produktivitetit në tërësi.

Ky bashkëpunim ndërmjet Ipko Net-it dhe PTK Sh.A-së do t’i ofrojë konsumatorëve lidhje më të shpejtë dhe më të lehtë në shërbimet e avancuara telekomunikuese.

Bashkëpunimi bëhet në frymën e ofrimit të mundësive sa më të lehta për shërbime telekomunikuese si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim