Telekomi i Sllovenisë tashmë edhe në Kosovë

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Telekomi i Sllovenisë ka blerë 75% të kompanisë Ipko Net. Ipko Net është ofruesi kryesorë i shërbimeve të internetit në Kosovë. Telekomi i Sllovenisë ka investuar në kompaninë kosovare 19.5 milionë euro, prej të cilave 10 milionë janë investime të drejtpërdrejta, që në dy vitet e ardhshme do të sigurojnë ndërtimin dhe modernizim e mëtutjeshëm të rrjetit.

Ipko Net ka 110 të punësuar dhe e operon rrjetin e vet fiks dhe wireless. Infrastruktura e saj është e pavarur dhe është e themeluar në teknologjinë wireless point – to point SDH. Përdorë backbone shumë të shpejtë IP/MPLS dhe siguron shërbime fleksibile të internetit. Me rrjetin e vet mbulon mbi 80 për qind të hapësirës së populluar të Kosovës. Deri më tani kompania është përqendruar kryesisht në shfrytëzuesit afarist, por kohëve të fundit , Ipko Net ka gjithnjë e më shumë shfrytëzues individual (rezidencial). Kompania ofron shërbime të internetit, bartjen e të dhënave dhe telefoni ndërmjet zyrave. Në të ardhmen ajo planifikon edhe shërbime të tjera, si: televizion përmes internetit, video sipas kërkesës (video on demand) dhe telefoni përmes internetit për të gjithë.

Drejtori i Përgjithshëm i Ipko Net-it, Akan Ismaili, me rastin e nënshkrimit të kontratës ka theksuar: “Ekziston një sinergji e madhe ndërmjet dy kompanive. Në njërën anë është Ipko Net-i, që ka ndërtuar një strategji të fortë të ofrimit të shpejtë dhe efikas të ”triple play” shërbimeve në tregun kosovarë të telekomunikimit, i cili është me perspektivë dhe në rritje; dhe në anën tjetër Telekomi i Sllovenisë, me strategji serioze që të bëhet lojtarë i rëndësishëm rajonal në treg. Kjo sinergji do të krijoj lojtarin e rëndësishëm në tregun e telekomunikimit në Kosovë”.

“Shërbimet fikse janë objekt i interesimit dhe strategjisë së menjëhershme, kësaj do ti pasoj strategjija në fushën mobile, qëllimi i së cilës është sigurimi i licencës së dytë për GSM në Kosovë”, ka përfunduar Ismaili.

Pas blerjes së On.net-it maqedonas, dhe bashkëpunimit me kompaninë gjermane 01066 GmbH, nënshkrimi i kontratës më Ipko Net-in, është hapi i tretë i suksesshëm në penetrim në tregje të huaja për Telekomin e Sllovenisë. Zgjerimi rajonal – para së gjithash në tregjet jug-lindore – mbetet një prej qëllimeve strategjike bazë të Telekomit të Sllovenisë, duke planifikuar që gjatë këtij viti të bëjnë së paku edhe një blerje jashtë Sllovenisë[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim