Në Prezencë të publikut, Presidenti i Bordit të Telekomit të Sllovenisë, z. Bojan Dremelj, dhe Presidenti i Ipko Net-it, z. Bujar Musa, në mënyrë ceremoniale kanë nënshkruar kontratën mbi bartjen e 75 për qind të aksioneve në pronësi të Telekomit slloven. Ata gjithashtu kanë prezantuar qëllimet dhe synimet e kompanisë në tregun e telekomunikimeve në Kosovë, si dhe kanë folur për investimet e ardhshme në Ipko Net. Ministri slloven Vizjak e ka shfrytëzuar vizitën edhe për bisedime mbi bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
Ipko Net është ofruesi kryesor i shërbimeve të internetit në Kosovë. Edhe pse aksionari më i madh është Telekomi i Sllovenisë, kompania do ta ruaj pavarësinë e funksionimit. Dëshira e të dy partnerëve është që sa më parë të ofrojnë të gjitha shërbimet moderne të telekomunikimit. Telekomi i Sllovenisë ka investuar në kompaninë kosovare 19.5 milionë euro, prej të cilave 10 milionë janë investime të drejtpërdrejta, që në dy vitet e ardhshme do të sigurojnë ndërtimin dhe modernizimin e mëtutjeshëm të rrjetit.
Duke marrë parasysh njohjen e mirë të tregut kosovar të telefonisë mobile mund të pritet përsëritje e konkurrimit për tender për telefoninë mobile, këtë herë si kompani lokale.
Presidenti i Telekomit të Sllovenisë, Bojan Dremelj, deklaroi gjatë vizitës se është shumë i kënaqur me bisedimet që i ka zhvilluar në Kosovë.
“Me Ipko Net-in shohim shumë mundësi për shfrytëzimin e sinergjive të kapitalit, shërbimeve dhe zhvillimit me kompanitë nga grupi i jonë. Qëllimi i përbashkët është zhvillimi i shoqërisë më të gjerë në Kosovë dhe sigurimi i një niveli të lartë të zhvillimit të telekomunikimit, që është dobi për të gjithë banorët e Kosovës”
Sa i përket dorëzimit të ofertës për të konkurruar për licencë të dytë të telefonisë mobile ai ka thënë se “tregun kosovar të telekomunikimeve e njohim shumë mirë dhe kemi investuar shumë në ketë drejtim. Mund të garantoj që do ta dorëzojmë ofertën më profesionale. Nëse e fitojmë koncesionin, kjo do të ishte një cikël i ri investimesh, pasi që brenda dy vitesh do të investonim mjete të rëndësishme në ndërtimin e telefonisë mobile”.
Vitin e kaluar Ipko Net ka realizuar 4.6 milionë euro qarkullim. EBTIDA (e ardhura para tatimit dhe shpërndarjes së dividendit) ishte 2.4 milionë euro.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]