Programi i partneritetit
Rritni biznesin tuaj – hyni në partneritet me IPKO-n, lidere në ICT!
Pavarësisht nëse jeni individ apo biznes, programi ynë i partneritetit është dizajnuar në atë mënyrë që t’ju mundësojë të dalloheni përmes përvojës dhe kapaciteteve tona.
Duke qenë lider në ICT, si partneri juaj, ne ju ndihmojmë të fitoni avantazh konkurrues, të siguroni rrjedha të reja të të ardhurave dhe të tejkaloni pritjet për rritje të klientëve.
Ekipi ynë i ekspertëve ndihmon që idetë tuaja t’i sillni në jetë me një larmi shërbimesh dhe produktesh të personalizuara sipas nevojave tuaja unike, të gjitha këto në rrjetin më të mirë kombëtar të Kosovës për ICT.
Së pari dhe më kryesorja, ju si partneri ynë do të përfitoni nga infrastruktura dhe teknologjia e avancuar që IPKO e ka ndërtuar gjatë gjithë këtyre viteve të operimit të saj në tregun e Kosovës. Rrjeti ynë i gjerë, stabiliteti i internetit, një nga qendrat më moderne të të dhënave në vend, hostimi dhe shumë shërbime të tjera, e bëjnë IPKO një partner të jashtëzakonshëm për bizneset në fushën e ICT.
Pse IPKO është partneri më i mirë për ju?
Qendra e të dhënave
Rrjeti
Telefonia mobile
Ta ndërtojmë të ardhmen së bashku! Aplikoni tani për programin e partneritetit.
Prano të rejat nga IPKO
© Copyright - Ipko Telecommunications LLC
Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?
Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.