IPKO mbështet Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO kontribuoi me një donacion prej 20,000 eurosh për Brigadën Profesionale tëZjarrfikësve në Prishtinë, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe qëndrimit tëzjarrfikësve.

Mbështetja mundësoi rinovimin e hapësirave të kujdestarisë ditore dhe të natës, pajisjen e kuzhinës me inventar të ri, përmirësimin e ambienteve administrative, si dhe sigurimin e pajisjeve teknologjike, përfshirë kompjuterë, smart boards dhe televizione.

Përmes këtij kontributi, IPKO synon të mbështesë profesionistët që janë në vijën e parë tëreagimit ndaj emergjencave dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e jetës, pronësdhe sigurisë së qytetarëve.

Kjo iniciativë pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të IPKO-s për të mbështetur institucionetdhe shërbimet që kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe sigurinë e komunitetit.

Të ngjashme

IPKO tashmë njihet për inicimin dhe përfshirjen në projekte dhe aktivitete me përgjegjësi sociale në sektorë të ndryshëm, me theks të veçantë në sektorin e shëndetësisë. Gjatë këtij viti, fokusi ynë do të jetë në fushatat e vetëdijesimit për kancerin!
Tashmë ka përfunduar shpërndarja e të gjitha pajisjeve mjekësore në gjithsej 20 (njëzet) njësi të pediatrisë, nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Në Ditën Botërore kundër Kancerit, IPKO riafirmon përkushtimin e saj ndaj shëndetit të qytetarëve me donacionin e 25-të për mbështetjen e shërbimeve shëndetësore.
Në një shfaqje të jashtëzakonshme të unitetit dhe dhembshurisë, sindikata e punëtorëve në IPKO ka bashkuar forcat për të organizuar dhurimin e gjakut nga punonjësit e IPKO-s që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në komunitetin lokal.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim