IPKO feston Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me aktivitete për fëmijët

Vendi:

Ref:

Nga:

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, IPKO organizoi një ditë tëveçantë dedikuar fëmijëve, në bashkëpunim me Klubi i Notit Prishtina dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

Aktiviteti u zhvillua në Step Center dhe mblodhi fëmijë në një ambient të mbushur me lojëra, aktivitete argëtuese dhe përvoja që promovojnë socializimin, mirëqenien dhe zhvillimin e tyre.

Përmes kësaj iniciative, IPKO reafirmon angazhimin e saj për të mbështetur projekte qëkontribuojnë në mirëqenien e fëmijëve dhe krijimin e mundësive për përvoja pozitive, kujtime të bukura dhe momente të veçanta që pasurojnë fëmijërinë e tyre.

Të ngjashme

Kosova Cyber Team 2026 po përgatitet të përfaqësojë Kosovën në European Cyber Security Challenge (ECSC) 2026, që do të mbahet më 12–16 tetor në Bochum, Gjermani.
IPKO është bërë pjesë e Rrjetit CSR Kosova, duke iu bashkuar komunitetit të kompanive të përkushtuara ndaj përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë korporative në Kosovë.
Në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis sa më të mirë për fëmijët e vendit tonë, IPKO ka mbështetur organizatat që merren me fëmijët me nevoja të veçanta. Donacioni është shpërndarë në 10 qendra, ndërsa është synuar lehtësimi i procesit të mësim-nxënies midis fëmijëve me nevoja të veçanta.
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ‍, IPKO ka organizuar aktivitet në Klinikën Hemato-Onkologjike të Pediatrisë, ku janë shpërndarë dhurata dhe janë mbajtur lojëra argëtuese për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim