Kosova Cyber Team 2026 – Nga talenti vendor drejt skenës evropiane të sigurisë kibernetike

Vendi:

Ref:

Nga:

Kosova Cyber Team 2026 po përgatitet të përfaqësojë Kosovën në European Cyber Security Challenge (ECSC) 2026, që do të mbahet më 12–16 tetor në Bochum, Gjermani.

Ekipi u përzgjodh përmes Kampionatit të parë Shtetëror të Sigurisë Kibernetike të Kosovës, me mbi 100 aplikantë dhe 25 finalistë, ndërsa përgatitet për garën ndërkombëtare përmes trajnimeve praktike në fusha të ndryshme të sigurisë kibernetike.

Si Sponsor Gjeneral i Kosova Cyber Team 2026, IPKO mbështet zhvillimin e talenteve të reja, inovacionin dhe fuqizimin e kapaciteteve vendore në sigurinë kibernetike, duke kontribuar në përgatitjen e gjeneratës së ardhshme të ekspertëve të teknologjisë në Kosovë.

Të ngjashme

Në Ditën Ndërkombëtare të Kancerit, IPKO shënoi këtë datë duke i dhuruar Qendrës Kryesore për mjekësi familjare(QKMF) në komunën e Fushë Kosovës, një sistem të sofistikuar të ultrazërit “Versana Essential Advanced Version” me dy sonda – atë konvekse dhe lineare nga prodhuesi General Electric Healthcare, i cili mund të parandaloj dhe zbuloj kancerin në fazat e hershme dhe i cili mund të jetë jetik në shpëtimin e jetës.
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, së bashku me partnerin tonë KB Trepça, kemi organizuar një festë për fëmijët e shkollës “Musa Hoti” në Frashër të Madh, në Mitrovicë, tek lagjja që është ndërtuar nga z. Halil Kastrati.
IPKO, pas suksesit të konferencës së parë, mbajti Konferencën e dytë inovative për sigurinë kibernetike, e cila mblodhi mbi 400 pjesëmarrës dhe partnerë si Telekom Slovenije, DAI, Ericsson, Bitdefender dhe CyberArk, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e njohurive mbi sfidat kryesore të sigurisë kibernetike. Kjo ngjarje ndihmoi në ndërtimin e një të ardhmeje digjitale më të sigurt për Kosovën.
Gjatë MakerWeek 2026 në BONEVET Gjakova, të rinjtë u angazhuan në një javë intensive të dedikuar kreativitetit dhe inovacionit. Përmes punëtorive në elektronikë, dizajn 2D dhe Laser Cut, 3D design & printing, si dhe inteligjencë artificiale, pjesëmarrësit zhvilluan prototipe konkrete, duke e shndërruar dijen në zgjidhje praktike.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim