IPKO dhe Innovation Centre Kosovo – Investim në inovacion dhe talente

Vendi:

Ref:

Nga:

Në kuadër të partneritetit afatgjatë me Innovation Centre Kosovo (ICK), IPKO vazhdon të mbështesë inovacionin, zhvillimin e talenteve dhe ekosistemin teknologjik në Kosovë.

Me fillimin e ICK 3.0, IPKO ka modernizuar një nga hapësirat e trajnimit, tashmë IPKO Connected Lab, duke krijuar një mjedis bashkëkohor për mësim, bashkëpunim dhe zhvillim të ideve të reja.

IPKO vazhdon ta mbështesë ICK-në edhe përmes internetit, telefonisë mobile dhe IPKO TV, duke kontribuar në një mjedis të lidhur dhe funksional për komunitetin e ICK-së.

Të ngjashme

IPKO është krenare të mbështesë programin Kosova Cyber Team 2026 si Sponsor Gjeneral, një iniciativë kombëtare e fokusuar në zhvillimin e gjeneratës së re të talenteve në sigurinëkibernetike në Kosovë.
IPKO kontribuoi me një donacion prej 20,000 eurosh për Brigadën Profesionale tëZjarrfikësve në Prishtinë, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe qëndrimit tëzjarrfikësve.
Java e Ndërgjegjësimit ndaj Stresit, e organizuar nga IPKO, përfshiu një ligjëratë nga Dr. Fitim Uka, profesor i psikologjisë dhe psikoterapisë, i cili ofroi këshilla praktike për menaxhimin e stresit dhe ndikimin e tij në shëndetin mendor.
Gjatë MakerWeek 2026 në BONEVET Gjakova, të rinjtë u angazhuan në një javë intensive të dedikuar kreativitetit dhe inovacionit. Përmes punëtorive në elektronikë, dizajn 2D dhe Laser Cut, 3D design & printing, si dhe inteligjencë artificiale, pjesëmarrësit zhvilluan prototipe konkrete, duke e shndërruar dijen në zgjidhje praktike.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim