IPKO mbështet arsimin digjital me donacione për institucionet arsimore

Vendi:

Ref:

Nga:

Me rastin e 17 Majit, Ditës Botërore të Telekomunikacionit dhe Shoqërisë së Informacionit, IPKO vazhdoi angazhimin e saj për mbështetjen e arsimit dhe zhvillimit digjital në Kosovëpërmes donacioneve për institucione arsimore.

Në SHFMU Drita, IPKO dhuroi 10 laptopë për të mbështetur dhe avancuar procesin mësimornë fushën e teknologjisë informative. Ndërkohë, në Gjimnazi Sami Frashëri, kompaniakontribuoi me pajisje moderne teknologjike për realizimin e podcastit “TalkSphere” dheaktiviteteve të tjera edukative.

Përmes investimeve në arsim dhe teknologji, IPKO vazhdon të kontribuojë në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë, duke mbështetur zhvillimin e aftësive digjitale dhe përgatitjene tyre për të ardhmen.

Të ngjashme

Kosova Cyber Team është nisma kombëtare që zhvillon talentet e reja të Kosovës në sigurinë kibernetike dhe i përgatit për European Cyber Security Challenge (ECSC), përmes fazave kualifikuese, trajnimeve praktike dhe punëtorive me profesionistë të fushës.
Në Ditën Botërore kundër Kancerit, IPKO riafirmon përkushtimin e saj ndaj shëndetit të qytetarëve me donacionin e 25-të për mbështetjen e shërbimeve shëndetësore.
IPKO feston Fitër Bajramin me “SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës”, “Shpresa”, “Shtëpitë për Fëmijët në Kosovë”, “Qendra për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit” dhe “Shtëpinë e Pleqve” në Prishtinë.
IPKO tashmë njihet për inicimin dhe përfshirjen në projekte dhe aktivitete me përgjegjësi sociale në sektorë të ndryshëm, me theks të veçantë në sektorin e shëndetësisë. Gjatë këtij viti, fokusi ynë do të jetë në fushatat e vetëdijesimit për kancerin!

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim