IPKO i bashkohet Rrjetit CSR Kosova – Një hap i ri drejt ndikimit të qëndrueshëm

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO është bërë pjesë e Rrjetit CSR Kosova, duke iu bashkuar komunitetit të kompanive të përkushtuara ndaj përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë korporative në Kosovë. Anëtarësimi krijon mundësi për shkëmbim të njohurive dhe praktikave të mira, zhvillim të partneriteteve dhe bashkëpunim në iniciativa me ndikim social, mjedisor dhe ekonomik.

Përmes këtij angazhimi, IPKO synon të kontribuojë në forcimin e rolit të sektorit privat në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në adresimin e çështjeve me rëndësi për komunitetin.

Të ngjashme

IPKO ka treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e pacientëve me kancer përmes fushatës “Së bashku kundër kancerit”, e cila u realizua nga 11 deri më 13 tetor në Prishtina Mall.
Programi inovativ “Të rinjtë në Teknologji”, i organizuar nga Kosova Makers League dhe i sponsorizuar nga IPKO, ka nisur me modulin e parë, duke i hapur dyert 25 nxënësve nga pesë shkolla të mesme të Prishtinës për t’u thelluar në botën e robotikës dhe programimit me Python.
“Road to 2030: Kosova në skenën mesdhetare”, organizuar nga European Investors Council në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, mblodhi përfaqësues të institucioneve, investitorë dhe biznese për të diskutuar vizionin dhe mundësitë që sjell organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë.
Me rastin e 17 Majit, Ditës Botërore të Telekomunikacionit dhe Shoqërisë së Informacionit, IPKO vazhdoi angazhimin e saj për mbështetjen e arsimit dhe zhvillimit digjital në Kosovëpërmes donacioneve për institucione arsimore.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim