Faq

Bartshmëria e Numrit

1.Çfarë është Bartshmëria e Numrit?

Bartshmëria e numrit ju lejon të mbani numrin tuaj ekzistues të telefonit kur kaloni nga një operator në një tjetër. Kjo do të thotë që nuk keni nevojë të ndryshoni numrin tuaj të telefonit, edhe nëse ndërroni rrjetin (operatorin). Bartja e numrit ofron fleksibilitet dhe komoditet për konsumatorët. Duke ndjekur hapat në vijim, mund të kaloni lehtësisht te një operator i ri pa u shqetësuar për ndryshimin e numrit tuaj të telefonit. Me rëndësi: Bartshmëria e numrit në Republikën e Kosovës është një shërbim pa pagesë për përdoruesit fundorë. As operatori donator (nga i cili largohet numri), e as operatori përfitues (tek i cili bartet numri) nuk kanë të drejtë të aplikojnë tarifa apo pagesa për procesin e bartjes së numrit. Ky rregull synon të garantojë lirinë e zgjedhjes së operatorit nga ana e konsumatorit dhe të nxisë konkurrencën në treg.

2.A më duhet një SIM kartelë e re kur të barti numrin?

Po. Kur bartni numrin tek një operator i ri, ai do t’ju japë një SIM kartelë të re me të njëjtin numër telefoni. Ju lutemi kini parasysh që kontaktet ose të dhënat e ruajtura në SIM kartelën tuaj të vjetër nuk do të transferohen automatikisht, prandaj rekomandohet të bëni një kopje rezervë të kontakteve dhe informacionit të rëndësishëm para se të bëni ndërrimin.

3.A mund ta anuloj procesin e bartjes?

Procesi i bartjes eshte plotesisht automatik. Posa të dërgohet SMS për verifikimin e portimit, ai më nuk mund të kthehet prapa. Mirepo, konsumatori ka të drejtë për t’u rikthyer tek Operatori i mëparshëm donator edhe pas përfundimit të procesit të bartjes. Kjo periudhë është shtatë (7) ditë kalendarike nga data e realizimit të transaksionit të bartjes. Sidoqoftë, kjo e drejtë nuk e liron konsumatorin nga obligimet që ka marrë përsipër në kontratën e re të nënshkruar me operatorin pranues (vetëm në rastin e numrave postpaid).

4.Sa herë mund ta bart numrin tim?

Rikthimi (Onward Porting restriction) është i ndaluar për nëntëdhjetë (90) ditë kalendarike pas përfundimit të bartjes.

5.A ka ndonjë ndërprerje të shërbimit gjatë bartjes së numrit?

Procesi i bartjes është planifikuar të ndodhë pa ndërprerje. Megjithatë, gjatë kohës së aktivizimit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të një ose më shumë shërbimeve për disa minuta deri në disa orë.

6.Çfarë ndodh me kredinë time të mbetur në një numër parapagim (prepaid)?

Nëse jeni përdorues me parapagim dhe vlera e kredisë së mbetur është mbi 3 euro, ju keni të drejtë të kërkoni kompensimin e kredisë së mbetur nga operatori i mëparshëm brenda 30 ditëve nga data e bartjes. Pas këtij afati, kredia fshihet.

7.A mund të bart një numër që është i bllokuar për shkak të borxhit?

Jo, nëse numri është subjekt i borxhit të vonuar ose ka shërbime të bllokuara, kërkesa për bartje mund të refuzohet nga operatori aktual.

Çfarë është IPKO TV?
Në cilët televizorë funksionon IPKO TV?
Si mund ta instaloj IPKO TV në televizion?
A mund të vazhdoj të shikoj një program televiziv ose një film nëse ndrroj pajisjen dhevazhdoj shikimin nga një pajisje tjetër?
Më pëlqen të shikoj filmat e zhanrit thriller. A mund të rekomandoj aplikacioni IPKO TVfilma dhe seriale të këtij zhanri?
Sa pajisje mund t’i kyqi në aplikacionin IPKO TV?
A funksionon IPKO TV në televizor kur është i lidhur me një rrjet WiFi?
Kam harruar kodin për hapjen e kanaleve për të rritur. Si mund të qasem në këto kanale?
Çfarë është EPG/TV Guida?
Per çfarë shërben NPVR (Network Personal Video Record)?

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim