IPKO mbështet fëmijët me Diabet Tip 1 përmes një koncerti humanitar

Vendi:

Ref:

Nga:

Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, IPKO mbështeti koncertin humanitar të organizuar nga Tip1Omël, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, më 14 nëntor, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, me performancë nga artisti Shpat Deda.

IPKO kontribuoi me blerjen e 100 biletave, në vlerë prej 1,000 eurosh, duke mbështetur iniciativën për sigurimin e sensorëve të glukozës për fëmijët me Diabet Tip 1 në Kosovë. Të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave dedikohen për këtë qëllim.

Përmes kësaj iniciative, IPKO vazhdon të mbështesë projekte me ndikim pozitiv në komunitet, duke kontribuar në shëndetin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Të ngjashme

Java e Ndërgjegjësimit ndaj Stresit, e organizuar nga IPKO, përfshiu një ligjëratë nga Dr. Fitim Uka, profesor i psikologjisë dhe psikoterapisë, i cili ofroi këshilla praktike për menaxhimin e stresit dhe ndikimin e tij në shëndetin mendor.
IPKO ka organizuar fushatën vjetore “Së bashku kundër kancerit të gjirit” gjatë muajit tetor, duke promovuar kujdesin e hershëm dhe rëndësinë e shëndetit të grave.

Pas aktiviteteve ndërgjegjësuese të Tetorit Rozë, IPKO vazhdoi angazhimin për shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve edhe gjatë Nëntorit të Kaltër, duke promovuar rëndësinë e parandalimit, kontrolleve mjekësore dhe komunikimit të hapur për shëndetin.

IPKO mbështeti edicionin e 13-të të Konferencës KosICT, e cila mblodhi më shumë se 4,000 pjesëmarrës dhe përfaqësues nga mbi 100 kompani teknologjike

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim