Pas aktiviteteve ndërgjegjësuese të Tetorit Rozë, IPKO vazhdoi angazhimin për shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve edhe gjatë Nëntorit të Kaltër, duke promovuar rëndësinë e parandalimit, kontrolleve mjekësore dhe komunikimit të hapur për shëndetin.
Në kuadër të Nëntorit të Kaltër (Movember), IPKO organizoi një ligjëratë informuese për punonjësit e saj, kushtuar shëndetit të burrit, parandalimit dhe mirëqenies fizike e emocionale.
Dr. Nedihe Fejzullahu, pulmologe, Dr. Blerim Gjocaj, onkolog, dhe Jeta Halili, psikologe, ndanë këshilla për kontrollet e rregullta mjekësore, diagnostikimin e hershëm, veçanërisht të kancerit të prostatës dhe të testisit, si dhe për kujdesin ndaj shëndetit mendor e emocional.
Qëllimi ishte të nxitet një kulturë ku të folurit hapur për shëndetin dhe mbështetja e ndërsjellë mes kolegëve janë pjesë e përditshmërisë.