IPKO feston Bajramin me komunitetin dhe përhap dashuri

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO vazhdon traditën e festimit të Bajramit duke mbështetur fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës dhe të moshuarit e Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë. Kjo festë nuk është vetëm një moment gëzimi, por edhe një mundësi për të ndarë kujdes, dashuri dhe solidaritet me ata që kanë më shumë nevojë.

Si çdo vit, ekipi ynë shpërndau ëmbëlsira dhe dhurata, por mbi të gjitha dhuroi kohë dhe përkushtim, duke sjellë buzëqeshje dhe emocione të sinqerta. Nxituam së bashku të këndojmë, bisedojmë dhe të ndajmë gëzimin e kësaj dite të veçantë.

Këtë vit, iniciativës sonë iu bashkua edhe klubi i futbollit FC Prishtina 01, partner dhe sponsor i IPKO-s, duke argëtuar fëmijët me një lojë futbolli dhe duke e bërë festën edhe më të veçantë.

IPKO mbetet e përkushtuar për të përhapur dashuri, mirësi dhe mbështetje sociale, sot dhe çdo ditë.

ngjashme

IPKo-mbështet-sektorin
Me rastin e ditës ndërkombëtare të kancerit IPKO vazhdon të jetë e përkushtuar dhe të përkrahë sektorin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Institucionet shëndetësore që janë përkrahur këtë radhë janë: 
Te dielën më 26 shtator u mbajtë gara Race for the Cure® Kosova 2021 edicioni i tretë, aktivitet solidarizues dhe në përkrahje të sëmurëve nga kanceri i gjirit me moton “Stronger Together”. Kjo garë në Kosovë organizohet nga Shoqata e të prekurve me kancer të gjirit “Renesansa” në Prizren. T’i mbështesim së bashku të prekurat nga kjo sëmundje dhe të ju tregojmë se nuk janë vetëm.
IPKO ka mbështetur organizatën Action for Health në nisjen e një programi të ri të dedikuar për fëmijët që kanë përjetuar kancer në fëmijëri dhe janë trajtuar në Klinikën Hemato-Onkologjike në Pediatri.
IPKO mundëson përdorimin e kodeve të shkurta të SMS-ve 55049, 55001, 55006 dhe 55008 për qëllime të mbledhjes së parave për personat që kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe po ashtu mbështet nismat tjera të bamirësisë.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim