IPKO shkëlqen në PowerToHR

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO për të tretin vit radhazi rikthehet si partner ekskluziv i PowerToHR, duke vazhduar mbështetjen e komunitetit të HR-it, teknologjisë dhe biznesit në Kosovë. Ky partneritet tregon përkushtimin tonë për të fuqizuar profesionistët, për të krijuar mundësi zhvillimi dhe për të nxitur bashkëpunime të reja që do të ndikojnë në të ardhmen e tregut të punës. Gjatë samitit PowerToHR, IPKO kontribuoi në promovimin e talentit, inovacionit dhe zhvillimit profesional, duke ndarë ide, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke krijuar përvoja të vlefshme për profesionistët e Burimeve Njerëzore. Momente frymëzuese, diskutime të pasura dhe energji e jashtëzakonshme e bënë këtë samit një përvojë të paharrueshme, ndërsa ne vazhdojmë së bashku drejt një tregu pune më të fortë dhe më të qëndrueshëm.

Të ngjashme

IPKO mundëson përdorimin e kodeve të shkurta të SMS-ve 55049, 55001, 55006 dhe 55008 për qëllime të mbledhjes së parave për personat që kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe po ashtu mbështet nismat tjera të bamirësisë.
Në IPKO besojmë se arsimi dhe barazia gjinore janë themele të një shoqërie të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse.
Në Ditën Ndërkombëtare të Kancerit, IPKO shënoi këtë datë duke i dhuruar Qendrës Kryesore për mjekësi familjare(QKMF) në komunën e Fushë Kosovës, një sistem të sofistikuar të ultrazërit “Versana Essential Advanced Version” me dy sonda – atë konvekse dhe lineare nga prodhuesi General Electric Healthcare, i cili mund të parandaloj dhe zbuloj kancerin në fazat e hershme dhe i cili mund të jetë jetik në shpëtimin e jetës.
IPKO vazhdon traditën e festimit të Bajramit duke mbështetur fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës dhe të moshuarit e Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim