IPKO mbështetë Universitetin e Prishtinës me vendosjen e një stacioni agrologjik, për qëllime studimore

Prishtinë, 6 Qershor 2018 – IPKO ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës, Fakultetin për Bujqësi dhe Veterinari. Kjo marrëveshjeje është nënshkruar me qëllim që të mbështeten studentët e Universitetit të Prishtinës me metoda konkrete të trajtimit të parametrave fizik dhe ofrimit të të dhënave elektronike-të procesuara për kushtet agrologjike, në përputhje me nevojat e studentëve.

“IPKO-Smart Agriculture” është një projekt i mençur, i cili do t’u ofrojë studentëve të dhënat agrologjike, të nevojshme dhe të procesuara, që janë kyçe për studimet e tyre. Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që po e mbështesim Universitetin e Prishtinës dhe studentët kosovar, përderisa të njëjtën po e bëjmë edhe me fermerët e Kosovës”, tha Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO Telecommunications L.L.C.

Stacioni agrologjik për Universitetin e Prishtinës, i përket teknologjisë së fundit, i cili përmban disa censorë shtesë, të cilët në vazhdimësi prodhojnë të dhëna rreth presionit atmosferik, erërave, e për më shumë ofron edhe të dhëna të cilat parashikojnë sëmundje të ndryshme për kultura të ndryshme.

“Përmes kësaj mbështetjeje Universitetit të Prishtinës, IPKO ndihmon drejtpërdrejtë studentët e Fakultetit të Bujqësisë, që të studiojnë dhe hulumtojnë në mënyrë praktike. Kjo është e domosdoshme, në arritjen e qëllimeve të tyre akademike”, tha Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Deri më tani, IPKO ka instaluar 16 stacione agrologjike në kuadër të fazës së pilotimit, të cilat për momentin janë duke gjeneruar të dhëna për fermerët e Kosovës. Ndërsa deri në fund të projektit, IPKO synon që të vendosë 100 stacione agrologjike në të gjithë Kosovën, të cilat do të jenë në shfrytëzim të të gjithë fermerëve Kosovar.

Këto stacione do t’u ofrojnë fermerëve të dhënat e duhura – pa pagesë, lidhur me gjendjen e tokës dhe ajrit për lokacione specifike. Informatat të cilat nxjerrën nga stacionet agrologjike, do të interpretohen për fermerët e regjistruar në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Interpretimi i këtyre mesazheve është mbështetur nga kontraktuesi i USAID-it, Tetra Tech ARD.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp