Kalo në IPKO. Numri mbetet i yti.

Me bartjen e numrit, ndërron operatorin pa e ndërruar numrin e telefonit. Bartja është pa pagesë dhe përfundon zakonisht brenda pak minutave.

Barte numrin tënd te IPKO

I njëjti numër · Operator i ri · Pa pagesë për bartjen

Çfarë është bartja e numrit?

Bartja e numrit ju mundëson të kaloni nga operatori juaj aktual te IPKO, duke e ruajtur numrin ekzistues të telefonit. Kontaktet tuaja ju thërrasin në të njëjtin numër, ndërsa ju përfitoni nga ofertat dhe shërbimet e IPKO-s.

Në Republikën e Kosovës, bartja e numrit është plotësisht pa pagesë. As operatori nga i cili largoheni, as IPKO, nuk mund t’ju kërkojnë pagesë për procesin e bartjes.

Pse të kaloni te IPKO?

  • Numri juaj mbetet i njëjtë: nuk keni nevojë t’i njoftoni kontaktet për numër të ri.
  • Liri zgjedhjeje: zgjidhni pakon që u përshtatet nevojave tuaja.
  • Mundësi kursimi: përfitoni nga ofertat dhe çmimet e IPKO-s.

Si ta bartni numrin te IPKO

  • Vizitoni një pikë shitjeje të IPKO-s.
  • Sillni dokumentet e nevojshme. Dokumenti i identifikimit me fotografi dhe, për numrat me faturim mujor, fatura e fundit (jo më të vjetër se 30 ditë).

IPKO kujdeset për pjesën tjetër. Ju njoftoheni me kohë reale me SMS (ose email për numrat fiksë) për ecurinë e kërkesës. Deri në përfundim, vazhdoni ta përdorni numrin te operatori aktual.

Për numrat mobilë, merrni SIM kartelë të re të IPKO-s me të njëjtin numër.

Bartja e numrit mobil kryhet brenda disa minutave, kurse në rastin e telefonisë fikse deri në 3 ditë pune. Bartjet procesohen të hënë deri të premten, 08:00–20:00, përveç festave zyrtare. Kur bartja përfundon, ju vjen konfirmimi nga IPKO dhe numri juaj funksionon plotësisht në rrjetin tonë.

Para se të vini:

  • Kontrolloni detyrimet. Për numrat postpaid, bartja nuk i anulon borxhet dhe detyrimet kontraktuale te operatori aktual. Borxhet e vonuara ose shërbimet e bllokuara mund të sjellin refuzimin e kërkesës.
  • Ruani kontaktet. Të dhënat në SIM kartelën e vjetër nuk transferohen automatikisht, prandaj bëni një kopje rezervë.
  • Të drejtat tuaja
  • Bartje pa pagesë. Asnjë operator nuk mund t’ju kërkojë pagesë për bartjen.
  • Vetëm me autorizimin tuaj. Nëse numri bartet pa pëlqimin tuaj, keni të drejtë të kërkoni kompensim dhe kthimin e numrit sa më shpejt te operatori i mëparshëm.
  • Kredia e mbetur (prepaid). Nëse ju mbetet kredi mbi 5 €, kërkoni kompensimin në pikat e shitjes së operatorit të mëparshëm brenda 30 ditëve pas bartjes. Pas këtij afati kredia mund të fshihet. Këshillë: para bartjes, kontrolloni nëse operatori aktual ju lejon ta kaloni kredinë në një numër tjetër aktiv të tij.

Gjëra për t’i pasur parasysh:

  • Gjatë aktivizimit mund të ketë ndërprerje të shkurtër të shërbimit.
  • Nëse keni kontratë postpaid me operatorin aktual, mund t’ju kërkohet tarifa për ndërprerje të hershme ose pagesa e borxhit të mbetur.

Keni pyetje?

Stafi ynë ju ndihmon në çdo hap të bartjes.

  • Qëndra e thirrjeve e IPKO-s 049 700 700
  • Dyqan / Pikë të shitjes të IPKO-së

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim