ARGËTOHUNI NË TENDAT IPKO

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Me rastin e dhjetvjetorit të themelimit të kompanisë, IPKO ka vendosur tenda të argetimit në 7 qendra të Kosovës. Brenda tendave, qytetarët mund të argëtohen me aktivitete si kuizi, përmes të cilit mund të fitojn edhe shpërblime për pyetjet e zbuluara, lojëra interaktive, t’i provojnë shërbimet e internetit dhe telefonisë fikse falas, si dhe shumë befasi të tjera.

Për 10 vjetorin e kompanisë dhe festave të fundvitit, IPKO hap hapësira të informimit dhe argëtimit në qytetet kryesore të Kosovës:

  • Prishtinë, Sheshi “Nënë Tereza”
  • Prizren, Shadërvan
  • Pejë, Nënë Tereza (Parku i qytetit)
  • Gjakovë, Rr “Mbretëresha Teutë”
  • Gjilan, Bulevardi i Pavarësisë
  • Ferizaj, Sheshi “Dëshmorët e Kombit”
  • dhe Mitrovicë, Sheshi “Mehë Uka”

Në çdo tendë qytetarët mund ta testojn njohurin e tyre rreth IPKO-së dhe për pyetjet sakt të zbuluara të fitojnë një prej shpërblimeve të shumta, mund t’i provojnë shërbimet e telefonisë fikse dhe internetit, të nxehen me një kafe apo çaj, të argëtohen me lojëra interaktive me Wii, të informohen mbi shërbimet dhe produktet e IPKO-së, të cilat edhe mund t’i blejnë brenda tendave, si dhe shumë befasi të tjera.

Tendat do të jenë të hapura deri në fillim të vitit 2010, çdo ditë:

  • prej 12:00 deri në 22:00 në Prishtinë
  • dhe prej 10:00 deri në 18:00 për rëgjione tjera.

Përveç shërbimeve të telekomunikimit i cili e lehtëson komunikimin e konsumatorëve tanë me gjithë botën, kompania IPKO gjithashtu kontribuon edhe në zhvillimin e ambientit festiv dhe shoqëror të vendit, prandaj dhe festa e dhjetëvjetorit të telefonisë mobile IPKO, argëton dhe shpërblen të gjithë pjesëmarrësit në lojë.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim