Bëhuni pjesë e suksesit

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Ipko Net është njëra ndër kompanitë me rritjen më të shpejtë në Kosovë për nga numri i klientëve. Klientët e kësaj kompanie pas lansimit të shërbimit DUO, që ofron internet dhe 50 kanale televizive , janë dhjetëfishuar. Ipko Net në prill të vitit të kaluar shënoi klientin e 1000-të, ndërsa në prill të këtij viti klientin e 10000-të rezidencial në Prishtinë.

Sektori i vetëm ku Kosova është para disa vendeve të rajonit, është padyshim ai i Teknologjisë Informative. Përparimi i madh në këtë lëmi, sigurisht nuk do të mund të bëhej pa një kompani mjaft të suksesshme si Ipko Net.
Ipko Net njihet si kompani moderne, me shërbime të avancuara dhe të volitshme të teknologjisë informative dhe telekomunikimit, duke i përmbushur nevojat e klientëve të vet. Këtë e tregon edhe rritja e shpejtë e klientëve, numër i cili gjatë vitit të fundit është dhjetëfishuar.  Ipko Net në prill të vitit të kaluar ka shënuar klientin e 1000-të, ndërsa në prill të këtij viti klientin e 10 000-të rezidencial në Prishtinë.  Shërbimet kryesore që ofron Ipko Net-i janë lidhja ne Internet, bartja e të dhënave dhe së shpejti telefonia fikse dhe mobile. Momentalisht Ipko Net ka më se 17.000 klientë, prej të cilëve mbi 2000 biznese dhe mbi 15.000 përdorues shtëpiak në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Ferizaj.

Ipko Net në Kosovë po e plotëson në një shërbim që shkon përtej pasjes së një kompjuteri. Rritja e klientëve të Ipko Net me këtë tempo, nënkupton se brenda një kohe të shkurtër, çdo shtëpi kosovare mund ta ketë qasjen në internet.
Suksesi më i madh për këtë zgjerim të Ipko Net, padyshim i dedikohet shërbimit DUO, një shërbim që në tërësinë e tij përmban lidhje me internet dhe TV kabllovike. Një shërbim i tillë, i fut njerëzit komplet në botën e informimit, duke qenë ilaçi kundër monotonisë në ambientet shtëpiake apo të zyrës. Brenda këtij shërbimi Ipko Net i ofron 4 pako të internetit. Pako më e lirë është 9.95 euro, ndërsa më e larta 24.95 euro. Pra ka pako edhe për ata që kërkojnë çmime të volitshme, me shpejtësi të mirë, por edhe për ata që kërkojnë shpejtësi super të shpejtë – pako më e shpejtë është 8 Megabit për sekondë. Instalimi është falas.

Me kartela mbushëse, shfrytëzuesve u jepet mundësia të lidhen në internet sipas dëshirës, si dhe mund ta ndërrojnë pakon sa herë që dëshirojnë. Përdoruesit që shfrytëzojnë internetin më pak, paguajnë me pak dhe e kundërta.

Me rastin e përfitimit te klientit të 10000-të, me shërbimin DUO, Ipko Net për ta pasqyruar ndjenjën e arritjes dhe përgjegjësisë ndaj çdo klienti, në mënyrë simbolike klientit të 1 0000-të, Fleta Barakut i ka dhuruar një iPod si dhe materiale promovuese. “Falënderoj kompaninë Ipko Net për këtë befasi të këndshme gjithashtu edhe për punën e tyre. Jam ndier e privilegjuar që pata fatin të jem kontraktuesja e 10000 e Ipko Net dhe njëherit fituesja e një  iPod-i.  Kësaj kompanie i uroj suksese të mëtutjeshme,” tha Fleta Baraku, pas dhuratës së pranuar nga Ipko Net.  Për stafin e Ipko Net, ky numër simbolizon arritje, kënaqësi por edhe më shumë përgjegjësi në plotësimin e nevojave dhe dëshirave të klientëve të kompanisë.

Rritja e Ipko Net nuk është e rastësishme, ngase ajo nuk është e koncentruar vetëm në një rajon. Këtë e tregon suksesi i arritur në Pejë. Aty DUO filloi në shkurt dhe për një kohë shumë të shkurtër arriti t’i përfitojë 1000 klientë. Natyrisht, edhe klienti i 1000-të në Pejë Gazmend Bala, nuk shpëtoi pa dhuratë nga kompania. Ipko Net atij klienti i ka dhuruar një DVD player.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim