Me shërbimin “Porosia – Më thirr”, ju asnjëherë nuk mbetni pa komunikim. Ky shërbim është pa pagesë, dhe tani ju mund të dërgoni vetëm deri në 5 porosi brenda një dite.
Për ti mbrojtur konsumatorët e vet nga keqpërdorimi dhe dërgimi i shpeshtë i porosisë “Më thirr”, IPKO tani ka kufizuar numrin e porosive në 5 brenda një dite. Ky racionalizim ka ardhur si pasojë e ankesave të konsumatorëve tanë për keqpërdorimin e këtij shërbimi.
Ndryshimi për dërgimin e porosisë “Më thirr” aplikohet nga dita e Hënë, 23 Qershor 2008. Për më shumë informata, vizitoni shitoret e IPKO’s.