DREJTORI I IPKO-SË, ROBERT ERZIN, INTERVISTË PËR GAZETËN ZËRI

Vendi:

Prishtina

Nga:

ipko

25 dhjetor 2014 – Gazeta Zëri

1. Cilat ishin trendet e telekomunikimit në Kosovë për vitin 2014?

Të jesh pjesë e fenomenit global, përkatësisht industrisë e cila e ka parë rritjen më të shpejtë të mundshme ndonjëherë, domethënë të ndryshosh vazhdimisht. Ngjashëm, edhe tregu kosovar është gjithashtu duke ndryshuar dhe duke u adaptuar ndaj trendeve të reja të telekomunimit dhe industrisë mobile, në përgjithësi.

Por natyrisht se tregu kosovar i ka karakteristikat e veta, dhe është unik dhe i ndryshëm në shumë komponenta. Për shembull sa i përket të hyrave, tregu kosovar është duke rënë në disa vitet e fundit, dhe trendi i njëjtë ka vazhduar edhe në vitin 2014. Faktori kryesor në këtë rënie janë të hyrat nga telefonia mobile e cila më së shumti sfidohet nga konkurrenca globale, përkatësisht aplikacionet mobile për komunikim pa pagesë, sikurse Skype, Viber, WhatsApp dhe shumë shërbime tjera të ngjashme. Në tregun mobil, numri i përdoruesve por me këtë edhe shkalla e penetrimit ka qenë në rritje deri në vitin 2013, ndërsa në vitin 2014 ka qenë një stagnim, nëse jo edhe një rënie e vogël.

Ndërkaq, pasqyra e tregut të shërbimeve fikse (internetit dhe televizionit kabllor digjital) është shumë më e ndryshme. Me rritjen e përdoruesve, të hyrat nga shërbimet e internetit brezëgjerë janë rritur për rreth 10 për qind. Në fund të vitit 2013 dhe 2014, ne kemi regjistruar rritje të numrit të përdoruesve për rreth 20 për qind, për të cilën besojmë se është rezultat i konsolidimit të tregut. Në pjesën fikse, përkatësisht shërbimet e telefonisë fikse, siç mund të vërehen, kanë një depërtim të ulët, dhe në rënie.

2. Sa dallon tregu kosovar i telekomunikimit, kur krahasohet me vendet e rajonit? 

Tregu kosovar është shumë më i ndryshëm krahasuar me vendet tjera. Në Kosovë, ish operatori monopolist nuk ka arritur shkallë të lartë të penetrimit në telefoninë fikse, ndërsa në vend kemi dy operatorët kryesor të televizionit kabllor – IPKO dhe Kujtesa, të cilët aktualisht janë drejtuesit kryesor të zhvillimit të tregut të shërbimeve fikse.

PTK ka pothuajse statusin e monopolistit në telefoninë fikse, ndërsa në kombinim me shërbimet e internetit, edhe ky operator është duke konkurruar me ne. Infrastruktura fikse, të paktën nga perspektiva e IPKO-së është shumë e mirë dhe mbështet shpejtësi të larta të internetit. Shërbimet e ofruara në Kosovë janë shumë konkurruese.

Në segmentin e telefonisë mobile ne kemi dy operator legal: IPKO dhe Vala, dhe në këtë treg, ne kemi shumë sfida. Kjo, pasi që ne ende kemi operatorë ilegal që operojnë jo vetëm në pjesën veriore të vendit, por edhe në disa zona qëndrore të Kosovës. Kosova është ende pa kod shtetëror, gjë që na shkakton shumë probleme në komunikime ndërkombëtare. Kosova është vonuar shumë me implementimin e shërbimeve 3G, dhe ndërsa ne kemi qenë duke pritur për shërbimet 3G, na është dashur të bëjmë investime shtesë në teknologjinë 2G, që lehtësisht do të mund të bëheshin në gjeneratën 3G.

Operatorët e vendeve fqinje merrnin licenca për 4G, derisa ne, operatorët kosovar vetëm në fund të vitit 2013 e morrëm aprovimin për ofrimin e frekuencave të blera në vitin 2007 për shërbime 3G dhe 4G, dhe jo vetëm për shërbimet GSM. Prandaj, është shumë e vështirë për operatorët të përcjellin zhvillimet e përgjitshme të tregut, nëse gjithnjë duhet të pritet 10 vjet për implementimin e teknologjive të reja, siç ka ndodhur deri më tani.

Kësaj radhe, për të parën herë ishte më ndryshe me shërbimet 4G, pasi që ne patëm mundësinë të fillojmë me ofrimin e shërbimeve 4G, edhe pse kapacitetet sa i përket brezit frekuencor të cilat janë dhënë deri më tani nga ana e ARKEP, dhe në të cilat ne operojmë me 3G dhe 4G janë larg të qenit të mjaftueshme për ta përballuar kërkesën e përdoruesve tanë. Ne kemi nevojë për frekuenca shtesë – dhe që nga viti 2013 na është thënë se frekuenca shtesë do të na jepen neve si operatorë ekzistues të telefonisë mobile, për t’i përmbushur kërkesat.

Krahasuar me vendet tjera, Kosova ka penetrim më të vogël, mbase edhe si rezultat i vonesave për implementimin e teknologjive të reja. Megjithatë, popullsia e Kosovës është e re dhe përdoruesit janë shumë të interesuar t’i përdorin teknologjitë e reja. Zhvillimi i infrastrukturës së komunikimit dhe informacionit është shumë me rëndësi për vendin, sepse është baza e zhvillimit të përgjithshëm të një vendi, në të gjitha segmentet; si në atë individual por edhe të bizneseve, dhe në të gjithë sektorët nga industritë e ndryshme, çoftë në sektorin publik, atë të arsimit etj.

Ne shpresojmë që qeveria e re do ta kuptojë këtë rëndësi, dhe do ta përshpejtojë procesin e duhur për mbështetjen  e zhvillimit më të shpejtë të sektorit të telekomunikimit.

Kur flasim për tregun e komunikimeve elektronike, në disa segmente i njëjti është më pak konkurrues sesa në disa vende tjera, mirëpo në të njëjtën kohë ndoshta është edhe më kërkues, sepse i gjithë tregu kosovar pothuajse është me parapagim, dhe njerëzit nuk duan të zotohen për pako afatgjata me kontratë, prandaj ne duhet që për çdo muaj ti sjellim njerëzit në dyqanet tona, për të blerë mbushje mujore.[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13772″ img_size=”full” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]3. Me gjithë këta faktorë që ndikojnë, sa e vështirë është për IPKO-në të operojë në tregun kosovar të telekomunikacionit?

Kosova ëhstë një vend në zhvillim, dhe kjo nënkupton që edhe infrastruktura ligjore e vendit është në zhvillim e sipër, shembull; sistemi gjyqësor, politika dhe procedura të ndryshme, veçanërisht në institucionet publike.

Ne sfidohemi nga mungesa e legjislacionit të qëndrueshëm që shpeshëherë është i përkthyer nga vendet e tjera, dhe shumë herë ndodhë që nën-legjislacioni mungon. Efikasiteti i institucioneve, nga gjykatat e deri tek institucionet publike duhet të përmirësohet në masë të madhe. Proceset në disa nga institucionet janë shpeshëherë të paqarta dhe jo-mjaftueshëm transparente. Nganjëherë na ndodhë që ne të mos hyjmë në disa mundësi të biznesit, për shkak se nuk ndjehemi të sigurtë që proceset janë transparente dhe të menaxhuara në mënyrë  të drejtë.

Në treg ne ende kemi shumë biznese që operojnë ilegalisht, që nuk paguajnë taksa e as TVSH, dhe në mesin e tyre kemi edhe operator lokal të shërbimeve fikse.

Përveç këtyre çështjeve, në biznesin tonë edhe knoë-how (njohuritë praktike, ekspertiza dhe aftësitë specifike) janë një faktor sfidues, sepse nganjëherë kemi vështirësi në gjejmë njerëzit e duhur për disa pozita specifike në kompani, posaçërisht ato menaxheriale. Edukimi vazhdon të mbetet një sfidë e madhe për Kosovës, sepse ndodhë që të posa-diplomuarit që vijnë nga universiteti kanë mungesë të shkathtësive bazike.

Unë i listova disa nga problemet me të cilat ne përballemi, megjithatë dua të them se shumica nga këto probleme janë gjithashtu edhe në rajon, prandaj në tregun kosovar është vështirë të operohet, por ju duhet ta gjeni mënyrën tuaj për të qenë të suksesshëm.

4. Cilat janë përqindjet e pjesëmarrjes tuaj në treg, me të gjitha shërbimet që i ofroni?

Në dy vitet e fundit, pjesëmarrja jonë në tregun e telefonisë mobile IPKO është rritur ndjeshëm për nga numri i përdoruesve, ose nga 25 për qind në 36.4 për qind, siç ka raportuar ARKEP për tremujorin e tretë të vitit 2014.  Ndërsa gjatë viteve të fundit, në shërbimet e internetit brezëgjerë, pjesëmarrja jonë është pak a shumë stabile dhe sillet rreth 50 për qind të tregut, siç raporton ARKEP. Ngjashëm edhe në televizionin kabllor digjital ne kemi rreth 50 për qind të tregut, ndërsa në telefoninë fikse aktualisht ne kemi rreth 2.5 për qind të tregut.

5. Si ndodhë që IPKO të jetë operatori i vetëm që vazhdimisht rritet në tregun e telefonisë mobile?

Gjatë dy viteve të fundit, IPKO me të vërtetë ka kaluar nga 25 për qind të tregut të telefonisë mobile në më shumë se 36 për qind. Dhe për këtë rritje, ne nuk mund të themi që kanë qenë vetëm një ose dy faktorë që kanë ndikuar, sepse rrethanat kanë qenë shumë më komplekse. Përgjatë katër viteve të fundit, ne vazhdimisht i kemi përmirësuar shërbimet tona dhe jemi pozicionuar si kompania më e mirë dhe më inovative e teknologjisë.

Ne synojmë ta përmirësojmë imazhin e markës tonë në të gjitha segmentet, ta fuqizojmë vlerën tonë për segmente të ndryshme të konsumatorëve tanë. Qëllimi ynë më i madh është që përdoruesve tanë tu ofrojmë përvojën më të mirë, jo vetëm nga ana e shërbimeve dhe e çmimit, por edhe për nga trajtimi që ua bëjmë përmes kanaleve të ndryshme, çoftë nga qendra e kujdesit për konsumatorë, çoftë nga dyqanet tona, apo përmes partnerëve tanë – kjo është ajo që vlen më shumë për ne.

Ne jemi duke e zhvilluar IPKO-në që të dallohet për cilësi të shërbimeve por edhe përvojë konsumatorë, por njëkohësisht duke ofruar edhe vlerë për paratë që përdoruesit tanë i shpenzojnë me ne. Ne shohim se si segmente të ndryshme të konsumatorëve tanë kërkojnë shërbime të ndryshme, dhe qasje tjetër në treg, si nga ana e shitjes apo edhe ajo e marketingut – prandaj ne gjithnjë e më shumë jemi drejtuar tek segmentet e ndryshme të tregut, duke ofruar diçka të veçantë për secilin prej tyre. Dhe përfundimisht, fakti që ne ishim të parët që e kemi lansuar rrjetin 3G në treg na ka ndihmuar ti përmirësojmë shërbimet tona, dhe të marrim përdorues të rinj.[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13775″ img_size=”full” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]6. A do ta rrezikojë rritjen tuaj në telefoninë mobile lansimi i rrjetit 3G nga konkurrenca?

Bazuar në premtimet publike që ata i kanë bërë, ne kemi pritur që lansimi i rrjetit 3G nga ana e tyre do të ndodhte edhe më herët, por kjo nuk është diçka me të cilën ne jemi marrë shumë. Në treg, konkurrenca sjell zhvillim dhe inovacion. Ndryshimet në situatat e tregut kërkojnë qasje të reja dhe pjesëmarrjet më të mëdha në treg gjithmonë sjellin sfida më të mëdha. Kur unë e kam marrë pozitën e drejtorit ekzekutiv në vitin 2011, objektivat tona ishin shumë sfiduese. Në atë kohë ne po humbnim konsumatorë, mirëpo transformimi i madh i IPKO-së filloi shumë shpejtë dhe ne jemi rritur në një operator që përfaqëson një konkurrent shumë serioz në treg. Si IPKO, ne kemi vizione të qarta – edhe përkundër objektivave të larta, ne besojmë se mund të vazhdojmë të rritemi edhe më shumë.

7. Cili ka qenë projekti kryesor i IPKO-së në vitin 2014, apo momentet më të rëndësishme të vitit në biznesin tuaj?

Rezultatet e biznesit të IPKO-së për vitin 2014 janë të qëndrueshme, dhe me rritje të rëndësishme të përdoruesve si në pjesën fikse po ashtu edhe në atë mobile. Ne presim që EBITDA të jetë e nivelit të ngjashëm me atë të vitit të kaluar, edhe përkundër rënies së madhe të të hyrave dhe profitit nga trafiku ndërkombëtar – që do të thotë se me rritjen e bazës së përdoruesve ne do të arrijmë që ti zbusim efektet negative nga trafiku ndërkombëtar në tregun vendor.

Ndërsa në pjesën e parë të vitit 2014, projekti ynë më i madh ishte zbatimi i shpejtë i rrjetit 3G, ndërsa në pjesën e dytë të vitit ishte pilot projekti për 4G, e më pas edhe lansimi zyrtar i rrjetit 4G. Gjatë këtij viti ne kemi filluar edhe me zgjerimin e operimit tonë edhe në pjesët fikse. Ne jemi duke investuar në infrastrukturën fikse nëpër vendbanime të reja, kudo nëpër Kosovë, për të sjell internetin e shpejtë dhe televizionin digjital edhe nëpër fshatra.

8. Cilat janë pengesat kryesore për të bërit biznes në Kosovë?

Deri më tani unë i kam përmendur shumicën prej tyre, mirëpo mund të them se ndër pengesat kryesore janë legjislacioni dhe zbatimi i ligjit, transparenca në institucione dhe zbatimi më i shpejtë i ndryshimeve të duhura në disa sfera të rëndësishme për zhvillim.

9. Si njëri ndër investitorët më të mëdhenj të huaj direkt, si keni kontribuar ju për zhvillimin ekononik dhe çfarë trajtimi keni marrë nga qeveria, në krahasim me operatorin publik,?

Si një organizatë e orientuar drejt konsumatorit, strategjinë dhe angazhimet tona plotësisht i kemi të përqendruara tek përdoruesit tanë, dhe jo aq shumë kah qeveria. Megjithatë, qeveria është e rëndësishme në forcimin e parimeve të ekonomisë së tregut të lirë dhe në krijimin e mundësive të barabarta për suksesin e një biznesi – dhe unë besoj se në këtë drejtim qeveria ende ka punë për të bërë.

IPKO është një nga kompanitë më të suksesshme vendore, që ka arritur të sjellë kapital dhe investime ndërkombëtare në vend, në shuma që arrijnë më shumë se 250 milionë euro për më pak se 7 vjet. Ajo e ka zhvilluar infrastrukturën moderne të telekomunikacionit për të ofruar produktet dhe shërbimet më të mira edhe për konsumatorët individual dhe ata të biznesit; ka gjeneruar mijëra vende pune (duke përfshirë edhe bashkëpunim të ngushtë me kompanitë tjera vendore) dhe ka sjell përfitime të shumta për përdoruesit kosovar të shërbimeve të teknologjisë, për shumë vjet me radhë.

Prandaj, për të krijuar më shumë rrëfime suksesi të ngjashme me atë të kompanisë IPKO, qeveria duhet të krijojë shanse të barabarta për të gjitha bizneset në Kosovë, pa marrë parasysh nëse ato janë publike ose private, vendore apo ndërkombëtare.

10. A do ta ketë IPKO një pronar të ri, nëse Telekom Slovenije privatizohet?

IPKO është në pronësi të Telekom Slovenije. Telekomi slloven është duke u shitur në pako me IPKO-në, por në momentin që shitja të ndodhë, IPKO sërish do të jetë në pronësinë e Telekom Slovenije.

11. Meqë është fundi i vitit, cilat janë planet e IPKO-së për vitin 2015?

IPKO do të vazhdojë të jetë e fokusuar në konsumatorët e saj, në nevojat e tyre dhe marrëdhëniet tona me ta. Ne do të vazhdojmë t’i përmirësojmë proceset në kuadër të kompanisë, ndërsa konsumatorët dhe marrëdhënie tona me konsumatorët do t’i fusim në mes të procesit. Strategjia e IPKO’së është që vazhdimisht ta përmirësojë përvojën e konsumatorëve dhe të sjell përvojën më të mirë për konsumatorët e saj.

IPKO do të vazhdojë zgjerimin në zona të reja me rrjetin e saj, si në pjesën fikse edhe atë mobile. Ne do të përpiqemi të arrijmë tek sa më shumë njerëz me shërbimet tona, dhe të mbulojmë sa më shumë pjesë të territorit të Kosovës me shërbimet tona dhe infrastrukturën moderne. Ne besojmë se potenciali ynë për rritjen e biznesit është ende i lartë, dhe do të mundohemi që të mbesim operatori më i madh i telekomunikimit në Kosovë sa i përket rritjes në treg.

(Image courtesy of siol.net)

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim