Edhe më pak se një muaj kohë për regjistrimin e numrave mobil ipko

Vendi:

Nga:

Të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO kanë më pak se një muaj shtesë për regjistrimin e numrit të tyre mobil. Tani, afati i fundit për regjistrimin e numrit mobil IPKO është data 31 mars 2011.

Prishtinë, 8 mars 2011 – Pas vendimit të ART’së për shtyrjen e afatit për regjistrimin e konsumatorëve të telefonisë mobile,  të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO mund të regjistrojnë numrat e tyre mobil deri më datën 31 mars 2011.

Në bazë të Rregullores së nxjerrë nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), përdoruesit e telefonisë mobile IPKO janë të obliguar të regjistrojnë numrat e tyre me parapagim brenda këtij afati të caktuar kohor, përndryshe rrezikojnë që t’i humbin.

“Sa i përket regjistrimit të konsumatorëve të telefonisë mobile, ne kemi investuar të gjitha resurset e nevojshme njerëzore dhe financiare, me qëllim që ky proces të kalojë lehtë dhe pa probleme për konsumatorët. Deri më sot, ne kemi arritur që të regjistrojmë rreth 270 mijë konsumatorë, ndërsa pas shtyrjes së afatit nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit deri më 31 mars 2011, ne besojmë që do të arrijmë t’i regjistrojmë të gjithë konsumatorët ekzistues si dhe ata të rinj” ka thënë Zana Bejta, Këshilltare Ligjore në kompaninë telekomunikuese IPKO.

Regjistrimi i numrave mobil në telefoninë mobile IPKO mund të bëhet në pika të ndryshme regjistrimi në të gjitha qendrat e Republikës së Kosovës.

Konsumatorët e telefonisë mobile IPKO mund ta regjistrojnë numrin e tyre mobil në ndonjërin nga 17 dyqanet IPKO’s, dhjetëra distributorë të autorizuar të kompanisë, në tendat e vendosura nëpër të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës, si dhe online përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë, ku regjistrimi është i pjesshëm.

Me 1 tetor 2010 ka hyrë në fuqi Rregullorja për Regjistrimin e Përdoruesve të Telefonisë Mobile e miratuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), sipas së cilës rregullore, të gjithë ofruesit e shërbimeve telekomunikuese mobile  obligohen që të bëjnë regjistrimin e përdoruesve me parapagim para aktivizimit të shërbimit.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim