FISHEKZJARRË MADHËSHTORE DHE ARGËTIM PËR FËMIJËT, PËR 1 VJETORIN E PAVARËSISË

Vendi:

Prishtinë

Nga:

ipko

Prishtinë, 16 shkurt 2009- Kompania telekomunikuese IPKO i është bashkuar organizimeve festive të njëvjetorit të pavarësisë duke përkrahur koncertin e Filarmonisë dhe Operës së Kosovës, si dhe duke siguruar fishekzjarrët për të bërë festën më spektakulare.

Rreth orës 23:00 qytetarët do të kenë mundësi të përjetojnë shkrepjen e fishekzjarrëve më madhështore deri më tani nga tri lokacionet kyçe të kryeqytetit në të njëjtën kohë – Ndërtesa e Qeverisë, lagjja Arbëria, si dhe Bregu i Diellit (pranë Sallës “1 tetori”).

Fishekzjarrët madhështore janë siguruar nga një kompani me renome në Evropë, si siguri se ato do të jenë shumë të veçanta dhe që do të mbeten në kujtesën e qytetarëve për një kohë të gjatë.

Për qytetarët që do të festojnë në qendrat e qyteteve nëpër Kosovë, IPKO do t’u mundësojë që të shndërrohen në adhurues të vërtetë të shtetit të tyre, duke maskuar fytyrën me flamurin e Kosovës. Kjo mundësi do të jetë në dispozicion  gjatë tërë ditës për fëmijët dhe të rriturit, aty ku gjenden IPKO ekipet.

Nuk do të mungojnë as dhuratat dhe befasitë e ndryshme të përgatitura enkas për këtë ditë, për të gjithë ata që hyjnë në dyqanet tona nëpër Kosovë.

Duke vazhduar traditën për të ndarë momentet e gëzimit dhe festës së pavarësisë më të dashurit tuaj, IPKO vazhdon ofertën 1 cent për SMS dhe MMS brenda Kosovës, si dhe 5 centë për SMS dhe MMS në mbarë botën.

Gjithashtu të gjitha thirrjet brenda rrjetit IPKO janë me tarifë të ulët, 5 centë në minutë.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim