Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Kompania e Telefonisë Mobile IPKO do të organizojnë debat publik lidhur me vendosjen e antenave të telefonisë mobile, në lokacionet: Ulpianë, në Lagjen e Matit – Bregu i Diellit II, në Lagjen Xhemail Ibishi – pranë Stadiumit të KF “Flamurtari” dhe në Lagjen e Emshirit.
Debati publik do të mbahet më 14. 4. 2008, në orën 11:00, në lokalet e Hotelit Grand,në sallën e vogël, në Prishtinë. Diskutimi i hapur me qytetarë pasqyron përkushtimin e IPKO’s për t’i mbajtur klientët dhe shfrytëzuesit e shërbimeve në qendër të vëmendjes dhe modelit të vet të biznisit.
Debati njëkohësisht promovon komunikimin e hapur me klientë, prandaj janë të mirëseardhur të gjithë qytetarët e interesuar, veçanërisht banorët e lagjeve të lartshënuara, që të marrin pjesë në këtë debat dhe të paraqesin idetë, sugjerimet dhe plotësimet e tyre lidhur me këtë çështje.Kërkojmë ndjesë nga qytetarët për ndërrimin e datës së takimit.