IPKO: 250,000 numra të shitur për katër muaj

Vendi:

Prishtin

Nga:

Ipko

Kompania tashmë ka të vendosura nëpër Kosovë 150 antena bazë, përmes të cilave u ofrohet sinjali i telefonise mobile IPKO, 76 për qind të banorëve të Kosovës

Operatori mobil IPKO ka shitur 250 mijë numra telefonik (SIM kartela) për vetëm katër muaj te operimit ne tregun kosovarë të telefonise mobile.

IPKO filloi ofrimin e shërbimeve të komunikimit mobil me 14 dhjetor 2007, duke nisur punën me koncertin e yllit të muzikës rep 50 cent- që mbetet edhe më tutje artisti më i njohur i huaj që ka dhënë shfaqje në Kosovë.

SIM kartela 250 mijë e IPKO, është blerë të hënën (dje) pasdite në Pejë. Konsumatori që bleu numrin është falenderuar si dhe ka marrë dhuratë një telefon mobil nga drejtori ekzekutiv i kompanise z.Akan Ismaili.

“IPKO si një kompani moderne dhe dinamike, përmes zhvillimit me një shpejtesi të madhe të rrjetit si dhe duke ofruar një spektër të gjerë të shërbimeve dhe ofertave me çmimet më te lira në treg, po tërheqë për ditë e më shume konsumator të rinjë. Ne i falenderojmë konsumatorët tanë për besimin tek ne”, tha z.Ismaili.

Krahas shtimit të konsumatorëve, IPKO në vazhdimësi është duke rritur mbulueshmërinë me sinjal të territorit të Kosovës. Kompania tashmë ka të vendosura nëpër Kosovë 150 antena bazë, përmes të cilave u ofrohet sinjali i telefonisë mobile IPKO, 76 për qind të banorëve të Kosovës.

“Në aspektin e shtrirjes së rrjetit ne që moti i kemi tejkaluar obligimet e marrura me licencë”, thekson z.Akan Ismaili.

Përmes përdorimit të teknologjisë shumë të re dhe moderne, IPKO është duke ofruar për konsumatorët shërbimet të kualitetit me të lartë në vend.

“Ne do të vazhdojmë që ditë pas dite, të sjellim në treg shërbime dhe oferta të reja për konsumatorët individual si dhe për bizneset”, shton drejtori ekzekutiv i IPKO, z.Akan Ismajli.

Ndihmë të madhe ne ndërtimin e rrjetit kanë dhënë ekipet e Telekomit Slloven dhe Mobitelit, si dhe kontraktuesit lokal kosovarë që kanë kryer punët me kohë. IPKO është pjesë e Grupit të Telekomit të Sllovenisë.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim