Pas miratimit të “Euro-tarifës” nga Komisioni Evropian, telefonia mobile IPKO përsëri ka zbritur çmimet e roamingut për 27 shtetet e BE-së. Pranimi i thirrjes kudo në Evropë tani kushton 11 cent për minutë.
Prishtinë, 11 korrik 2011 – Me rregullativën e re të Komisionit Evropian, e cila është efektive që nga data 1 korrik 2011, të gjithë operatorët mobil evropian, duke përfshirë edhe telefoninë mobile IPKO, kanë ulur çmimet e roamingut për thirrje dhe SMS, brenda 27 shteteve të BE-së.
Konsumatorët e telefonisë mobile IPKO të cilët vizitojnë cilindo nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, do të paguajnë 35 cent për të bërë thirrje, 11 cent për thirrjet e pranuara dhe 11 cent për të dërguar një SMS, ndërsa pranimi i SMS-ve është pa pagesë. Tarifat unike për thirrje dhe SMS në të gjithë Evropën nuk përfshijnë TVSH-në.
Çmimet e zbritura të roamingut vlejnë edhe për të gjithë shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, përfshirë edhe diasporën kosovare e cila në numër të madh kalon pushimet verore në vendlindje.
Edhe përkundër faktit se Kosova ende nuk është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, telefonia mobile IPKO që nga viti 2009 aplikon tarifat e njëjta të roamingut si çdo operator tjetër mobil në 27 shtetet anëtare të BE-së.
Për më shumë, telefonia mobile IPKO (përmes Mobitel Slovenia) ka marrëveshje me 374 operator mobil në botë, përkatësisht 193 shtete, me të cilat konsumatorët e saj mund të komunikojnë gjatë përdorimit të shërbimit roaming.
Pas zbritjeve të vazhdueshme të çmimeve të roamingut për shtetet e rajonit, dhe të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, IPKO mbetet operatori më atraktiv për komunikim mobil, brenda dhe jashtë vendit.