IPKO aplikon për licencë kabllore

Vendi:

Prishtin

Nga:

Ipko

Aplikimi për licencë në KPM do të bëhet para përfundimit të afatit, që është 15 prill.

Ofruesi i shërbimeve telekomunikuese IPKO, do të aplikojë për licencë për ofrimin e shërbimeve kabllore televizive brenda afatit të përcaktuar kohor nga ana e Komisionit të Përkohshëm për Media (KPM).

IPKO është në përfundim të përgatitjeve dhe të kompletimit të dokumentacionit me të cilin do të aplikoj për licencim si operator kabllorë para datës 15 prill, që është përcaktuar nga KPM si dita e fundit e aplikimit për licencë.

“Ne si IPKO jemi të lumtur që është krijuar mundësia për të zhvilluar edhe më tej tregun e argëtimit në tërë territorin e Kosovës”, thotë z.Akan Ismaili, Drejtor menaxhues i IPKO.

IPKO ofron shërbimin televiziv kabllor së bashku me internetin në kuadër të pakos,së njohur nga opinioni me emrin, DUO. Me pakon DUO, kompania është e pranishme në më shumë se 40 mijë familje kosovare. Penetrimi i lartë i këtij shërbimi e bënë kompaninë, udhëheqëse të tregut në Kosovë dhe më tej.

IPKO ofron shërbime telekomunikuese te telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse. Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim