IPKO HAP SUPER-QENDRËN E SHITJES DHE BIZNESIT NË PRISHTINË

Vendi:

Prishtinë

Nga:

Ipko

Dyqani qendror dhe Qendra e Biznesit të IPKO është një hapësirë moderne e cila ka një interier dhe stil bashkëkohor ku konsumatorët përveç blerjes mund ti përdorin shërbimet e internetit falas, të informohen dhe të provojnë performancat e telefonave mobil, apo edhe të relaksohen në këndin për kafe.

Prishtinë, 09 shkurt 2009

Kompania telekomunikuese IPKO, të hënën ka hapur ne Sheshin Nëna Terezë, Dyqanin qendror dhe Qendrën e biznesit të IPKO, e cila është ndër më të mëdhatë dhe padyshim më modernia në Kosovë.

Përveç hapësirës për blerje dhe informim , në qendrën e shitjes dhe të biznesit IPKO, konsumatorët mund ti përdorin shërbimet e internetit falas, të informohen dhe të provojnë performancat e telefonave mobil, apo edhe të relaksohen në këndin për kafe, duke ju ofruar kështu një shërbim të pakrahasueshëm të gjithë konsumatorëve.

Dyqani qendror dhe Qendra e Biznesit të IPKO është një hapësirë moderne e cila ka një interier dhe stil bashkëkohor, me sallë konferencash, dhoma të vogla e të mëdha që do ti shërbejnë të gjithë konsumatorëve, gjatë dhe pas procesit të blerjes së shërbimeve nga kompania IPKO.

Përmes kësaj qendre të shitjes dhe biznesit, kompania IPKO po dëshmon identitet të fuqishëm në industrinë e shërbimeve të telekomunikimit, gjithnjë duke sjell forma të reja dhe bashkëkohore të kujdesit konsumator në tregun kosovar.

Kompania telekomunikuese IPKO ka gjithsejtë dhjetë Dyqane të shitjes dhe biznesit në tërë territorin e Kosovës, ndërsa që këtij numri do ti shtohen edhe shumë të tjera gjatë këtij viti.

IPKO ofron shërbime telekomunikuese të telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse si dhe të televizionit kabllor. Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim