IPKO: KËTË VERË, KOMUNIKONI FALAS ME MIQTË DHE FAMILJE

Vendi:

Nga:

Gjatë kësaj vere, IPKO ofron thirrje falas për të gjithë përdoruesit e listës “Rrethi Im”

Me ofertën e re “Rrethi Veror”, telefonia mobile IPKO u mundëson konsumatorëve të saj që brenda një muaji të flasin për 0 cent në minutë me 10 njerëzit e tyre më të afërt. Komunikimi falas vlen për çdo ditë, 24 orë në ditë, dhe në çdo ditë të javës.

“Secili përdorues i telefonisë mobile IPKO ka një rreth të miqve me të cilët komunikon më shumë, dhe për t’i ulur shpenzimet e tyre në maksimum ne kemi lansuar ofertën verore e cila u mundëson atyre të flasin pandërprerë me 0 cent në minutë, për një kosto jashtëzakonisht të ulët të aktivizimit të ofertës” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Me ofertën e re “Rrethi Veror”, të gjithë konsumatorët e IPKO-së me parapagim mund t’i zgjedhin 10 personat më të afërt për t’i regjistruar në listën “Rrethi Im”, me të cilët komunikimi gjatë një muaji të plotë do të jetë 0 cent në minutë.

“Rrethi Veror” mund të aktivizohet duke thirrur kodin *147#, ndërsa çmimi i aktivizimit mujor të pakos është 3 euro në muaj. Oferta e listës “Rrethi Im” për thirrje falas është promocion veror i cili do t’i shpërblejë konsumatorët me më shumë komunikim, dhe çmime të zbritura.

Pas aktivizimit të pakos, thirrjet drejt 10 miqve në listën “Rrethi Im” do të kushtojnë 0 cent në minutë. Shtimi i numrave të rinj në “Rrethi Im” bëhet duke dërguar SMS në numrin 123 me tekst Plus 049xxxxxx.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim