Pako TRIO është kombinim i internetit, televizionit digjital dhe telefonisë fikse, e cila iu ofron çmim më të lirë të këtyre shërbimeve, shërbim të pandërprerë për një vit, në një faturë të vetme.
Prishtinë, 28 Maj 2009 – Kompania IPKO sot lansoi produktin më të ri, pakon familjare TRIO, e cila është një kombinim i internetit, televizionit digjital dhe telefonisë fikse, në një pako të vetme. TRIO është produkt i dedikuar për përdorim shtëpiak, nga i cili të gjithë konsumatorët përfitojnë zbritje të madhe, deri në 105 € në vit, duke e përzgjedhur njërën nga tri pakot e ofruara.
TRIO ju mundëson internetin e shpejtë, telefoninë fikse me thirrje ndërkombëtare edhe më të lira dhe kanalet më të përzgjedhura të televizionit digjital. Të gjitha këto në një llogari të vetme, për tërë vitin.
Kombinimi i tri shërbimeve të ndryshme në një pako të vetme, i ofruar për një periudhë një-vjeçare dhe me lirim të konsiderueshëm në çmim, e bën këtë ofertë të veçantë dhe të pakrahasueshme me shërbimet ekzistuese të cilat aktualisht ofrohen në treg.
TRIO veçohet për edhe më shumë përfitime: interneti deri 2 Mbps, thirrjet ndërkombëtare prej 8 centë minuti, kanalet më të mira televizive, marrësi digjital dhe modemi wireless falas.
Pakot TRIO janë:
TRIO 1 është pako me internet 1 Mbps me lidhje për dy kompjuterë njëkohësisht, telefoni fikse me 10 EUR mbushje dhe kanalet e pakos Familjare, për 235,95 EUR duke kursyer 60 EUR
TRIO 2 është pako me internet 1 Mbps me lidhje për dy kompjuterë njëkohësisht, telefoni fikse me 10 EUR mbushje dhe kanalet e pakos Premium, për 289,95 EUR duke kursyer 75 EUR
TRIO 3 është pako me internet 4 Mbps me lidhje për dy kompjuterë njëkohësisht, telefoni fikse me 10 EUR mbushje dhe kanalet e pakos Premium, për 319,95 EUR duke kursyer 105 EUR
Pagesa e TRIO mund të bëhet edhe me Starkartën e Bankës TEB, deri në 12 këste, me këste, pa kamatë.
Pakoja TRIO fillimisht ofrohet vetëm në regjionin e Prishtinës i cili përfshinë qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovën, Ajvalinë dhe Çagllavicën ndërsa shumë shpejt ky shërbim do të ofrohet edhe në vendet tjera të Kosovës.