IPKO MBYLL TRANSMETIMIN ANALOG

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Nga 1 prilli 2009, në rajonin e Prishtinës, i cili përfshin Prishtinën, Fushë- Kosovën,  Ajvalinë dhe Çagllavicën, të gjitha kanalet televizive të rrjetit kabllor IPKO do të ndërpriten. Vetëm RTK-ja dhe kanali i IPKO-s do të mbesin në transmetimin televiziv analog.

Kanalet televizive në rrjetin analog IPKO, tashmë zyrtarisht janë ndërprerë  duke lënë në transmetim vetëm Televizionin nacional RTK dhe kanalin informativ IPKO. Për të pasur qasje në kanale të Televizionit Kabllor Digjital – IPKO, konsumatorët duhet të pajisen me marrësin digjital dhe njërën nga pakot e ofruara.

Nga 31 marsi deri më 16 gusht, konsumatorët do të vazhdojnë të paguajnë depozitën prej 10 euro për marrësin digjital dhe kartën SMART, ndërsa për të shikuar kanalet, të cilat dëshirojnë t’i ndjekin, zgjedhin nga pakot e ofruara: Familjare, Sport dhe Premium.

Pas 16 gushtit, këto pako do të ofrohen me çmime të tjera.
IPKO-ja ofron shërbime telekomunikuese të telefonisë mobile, interneti dhe të telefonisë fikse si edhe të televizionit digjital. Të gjitha këto shërbime janë të licencuara nga autoritetet përkatëse.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim