Pas hapjes së qendrave të shitjes dhe kujdesit për klientë në qytetet tjera, Ipko Net sot solemnisht bëri hapjen zyrtare edhe në qytetin e Mitrovicës.
Me zgjerimin e saj në tërë territorin e Kosovës, Ipko Net synon që të jetë sa më afër klientëve me pika të shumta komunikimi dhe kujdesi për klientë, duke ofruar kënaqësi të plotë në shfrytëzimin e shërbimeve të Ipko Net.
Njëkohësisht, Ipko Net ofron shërbime inovative dhe me teknologji të avancuar në tregun e Kosovës, duke mundësuar qasje globale në komunikim bashkëkohor.
“Tregu i telekomunikimit është një ndër sektorët me zhvillimin më të shpejtë në tërë botën”, shprehet Visar Dobroshi, Drejtor Operacioneve në Ipko Net, duke shtuar se “Ipko Net mbetet e përkushtuar të sjellë risitë dhe teknologjitë më inovative në tregun e Kosovës”.
Ndër shërbimet e Ipko Net janë lidhja me internet, bartja e të dhënave, zhvillimi i ueb aplikacioneve, menaxhimi i teknologjisë informative, shërbimet e hostingut, ndërsa së shpejti do të fillojnë me operim edhe telefonia fikse dhe mobile.