Më datën 28 maj 2005, Ipko Net hapi qendrën e shitjes dhe të kujdesit për klient në Prizren. Përmes kësaj zyre Ipko Net do të jetë më afër klientëve të saj në këtë rajon, në mënyrë që të lehtësojë komunikimin me ta dhe reagimin ndaj nevojave të tyre. Në rajonin e Prizrenit, që është i dyti në Kosovë për nga numri i banorëve, aplikimi i teknologjisë informative dhe të komunikimit në biznes është në trend të rritjes. Që nga fillimi i prezencës së Ipko Net-it në këtë rajon numri i klientëve është rritur vazhdimisht dhe Ipko Net ka përfituar pjesën më të madhe të tregut të bizneseve dhe organizatave të atij rajoni. Tani, në Prizren dhe në rajonin e tij, Ipko Net ka arritur një numër të klientëve që e bën të arsyeshme hapjen qendrës.
Me hapjen e kësaj qendre, klientët e Ipko Net-it do të kenë përkujdes edhe më të madh dhe reagim edhe më të shpejtë ndaj nevojave të tyre. Ndërsa të interesuarit do të mund të marrin informata dhe këshilla nga stafi profesional edhe më lehtë. Përpos organizatave dhe ndërmarrjeve, gjithmonë e më shumë ka të interesuar për lidhje me internet edhe nga banorët privat në qytete dhe nëpër fshatra të Kosovës, të cilët e shfrytëzojnë internetin zakonisht për të komunikuar me të afërmit e tyre jashtë vendit, sidomos aty ku nuk ka lidhje telefonike.
Misioni i Ipko Net-it është që me rritjen e cilësisë së shërbimit dhe kujdesit për klientë, si dhe me zgjerimin e shërbimeve të telekomunikimit, të ia lehtësojë çdo klienti komunikimin dhe aksesin në informata. Me hapjen e qendrës së shitjes dhe kujdesit për klientë në Prizren, Ipko Net do të jetë edhe më afër realizimit të këtij misioni. Ipko Net ofron shërbime të teknologjisë informative dhe telekomunikimit në Prishtinë që nga viti 2000, ndërsa në rajone tjera nga viti 2003. Ndër shërbimet e Ipko Net-it janë lidhja me internet, bartja e të dhënave, zhvillimi i ueb-aplikacioneve, menaxhimi i teknologjisë informative, shërbimet e hosting-ut.