Ipko Net-i prej të premtes, 08 shtator, fiton licencën per telefoni fikse nga Autoriteti Regullativ i Telekomunikacionit (ART). Marrëveshja e licencimit është nënshkruar në mes të kryetarit të ART-së Anton Berisha dhe drejtorit të Ipko Neti-it, Akan Ismailit.
Anton Berisha tha se licencimi i operatorit të dytë të telefonisë fikse në Kosove u ndihmon edhe operatorëve tjerë dominues. Sipas Z. Berisha ‘ Ipko Neti ka të drejtën e operimeve ne fushën e internetit dhe tash zgjerohet edhe në fushën e telekomunikimit dhe shpresojmë qe projekti te implementohet sa me shpejtë dhe më mirë’
Ndërsa sipas drejtorit të kompanisë Ipko Net , Akan Ismailit, fillimi i kompletimit të kësaj marrëveshje është shumë afër , edhe pse mbeten të kompletohen edhe dy marrëveshje tjera për fillimin e implementimit të telefonisë fikse. Sipas tij, këto marveshje kanë te bejnë me çështjen e numeracionit dhe e dyta interkoneksioni me operatorë legalë ne Kosovë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]