Është hera e dytë që Ipko Net merr pjesë në panairin e karierës, që u organizua nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK). Qëllimi i pjesëmarrjes ishte që të zhvillojmë kontakte të drejtpërdrejta me studentë dhe ti informojmë ata rreth zhvillimeve të fundit në Ipko Net.
Stenda e Ipko Net u vizitua nga studentët e disa universiteteve që veprojnë në Prishtinë si Universiteti Amerikan në Kosovë, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë, Univeriteti AAB, Iliria etj.
Pjesëmarrja në panairin e karierës ishte më se e kënaqshme. Kemi pranuar rreth 300 aplikacione të studentëve, të interesuar për punësim në të gjitha departamentet ekzisutese të Ipko Net, si dhe për praktikë. Vitin e kaluar Ipko Net punësoi 2 pjesëmarrës si dhe një praktikant.
Nga ky panair presim të punësojmë edhe më shumë duke marrë parasysh faktin se së shpejti Ipko Net do të fillojë të ofroj shërbime të telefonise fikse dhe mobile.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]