Ipko Net përkrah SOS Kinderdorf-it

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

Nga data 23 qershor deri më datën 30 qershor SOS Kinderdorf ka organizuar “Javën e SOS Fshatit të fëmijëve”. Kjo me qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për situatën e fëmijëve të këtij Fshati dhe për të mbledhur donacione.
Ipko Net ka nderin që të kontribuojë në realizimin e kësaj fushate, me qëllim që të ndihmojë pjesën më të ndjeshme të kësaj shoqërie – fëmijët pa familje.

Njëra prej vlerave kryesore të Ipko Net-it është kujdesi për shoqërinë në të cilën punon. Ipko Net nuk harron që kjo është shoqëria ku e zbaton biznesin, prandaj tenton të kontribuojë në këtë shoqëri, jo vetëm përmes biznesit të saj, por edhe me përkrahje të organizatave dhe çështjeve bamirëse. Duke u nisur nga thënia e themeluesit të SOS Kinderdorfit – “që asgjë në botë nuk mund të jetë më e rëndësishme se përkujdesja ndaj një fëmije” – Ipko Net e sheh këtë fushatë si rast ideal për t’i ndihmuar shoqërisë në të cilën e realizon biznesin e saj.

SOS Kinderdorf International është organizate jo-qeveritare, e cila përkujdeset, përkrah dhe ndihmon fëmijët e braktisur dhe fëmijët në nevojë në më shumë se 132 shtete të botës. Në Kosovë, SOS Kinderdof International vepron që nga viti 1999. Deri më tani ajo është përkujdesur për më se 420 fëmijë të braktisur. SOS Fshati i Fëmijëve në lagjen Velania në Prishtinë, momentalisht ofron strehim apo përkujdesje dhe edukim për afro 160 fëmijë.

Qëllimi i SOS Kinderdorfit është t’ju ofrojë fëmijëve të braktisur dhe nevojtar, shtëpi të përhershme dhe t’i përgatis ata për një jetë të pavarur – pa marrë parasysh racën, kombësinë apo besimin.

Ipko Net është kompani që ofron shërbime të teknologjisë informative dhe telekomunikimit. Ndër shërbimet e Ipko Net-it janë lidhja me internet, bartja e të dhënave, zhvillimi i ueb-aplikacioneve, menaxhimi i teknologjisë informative, hostingu, etj.

Misioni i përgjithshëm i Ipko Net-it është që përmes zhvillimit të teknologjisë informative dhe telekomunikimit të krijojë pjesëmarrje të barabartë të shoqërisë sonë në shoqërinë globale të informatave. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e informimit dhe komunikimit të lehtë dhe të shpejtë në punë dhe familje, Ipko Net punon që t’i sjell klientëve të saj shërbimet më të avancuara të teknologjisë informative.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim