Në panair është prezantuar për herë të pare në Kosovë, NetCentrex IP Platforma e Telekomit, të cilën Ipko Net është duke e integruar.
Së bashku me këtë platformë është prezantuar edhe Platforma a Faturimit (Highdeal), e cila në kombinim me NetCentrex-in do të ofrojë menaxhim dhe faturim të shërbimeve të telefonisë si dhe produkteve të tjera të Ipko Net-it. Telefonia është prezantuar në dy forma: IP telefonia për zyra dhe telefonia për shfrytëzues rezidencial.
IP telefonia për zyra është demonstruar me Cisco IP telefona, kurse ajo rezidenciale me telefona të thjeshtë, ku klientët kishin mundësi të provonin se çfarë teknologjie përdoret për ofrimin e këtij shërbimi tek ta.
Po ashtu u prezantua ueb portali, i cili iu mundëson klientëve të menaxhojnë shërbimet telefonike nga Ipko Net-i në kompjuterin e tyre, si dhe njoftimi me të gjitha shërbimet e telefonisë të cilat platforma do t’i ofrojë.
Vizitorët patën mundësinë të provojnë cilësinë e Platformës Telefonike duke telefonuar brenda dhe jashtë Kosovës, ku sipas tyre, cilësia ishte e njëjtë me thirrjet nga rrjeti i PTK-së. [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]