Ipko Net u shndërrua në Ipko, dhe tani ka një imazh të ri afarist

Vendi:

Nga:

Grupi Telekom Sllovenije lanson rrjetin e ri mobil në Kosovë

Prishtinë, 14 dhjetor – Pas më shumë se gjysmë viti të shpalljes si fitues i koncesionit për operatorin e dytë të telefonisë mobile në Kosovë, konzorciumi i grupit Telekom Slovenije, zotërues i së cilës është iPKO së bashku me Telekom Slovenije dhe Mobitel, mbajti premtimin dhe lansoi rrjetin komercial. Grupi Telekom Slovenije do të instalojë 144 stacione bazë gjatë fazës së parë të lansimit, prej të cilave më shumë se 40 tanimë janë operacionale. Pajisjet për rrjet dhe sistemet e telekomunikimit dhe transferit u siguruan nga Ericsson Nikola Tesla. Duke përfshirë edhe çmimin e koncesionit, përafërsisht 100 milion euro janë investuar deri më tani për ndërtimin e rrjetit, që është gjysma e investimit të planifikuar.

Në Kosovë ka një kërkesë të jashtëzakonshme për një rrjet të ri dhe për shërbimet e ofruara nga iPKO. Një shembull: para 14 ditësh përdoruesit komercial të Kosovës patën mundësinë të rezervojnë numrat e tyre në rrjetin e ri. Janë bërë përafërsisht 10,000 rezervime. iPKO ofron shërbime të avancuara me teknologjinë e fundit, dhe po mbështetet në shumëllojshmërinë e shërbimeve, në linjën e pakove, shërbimet me vlerë të shtuar, kualitetin, sigurinë, dhe kujdesin e pandërprerë për përdoruesit. Së bashku me shërbimet e thjeshtësuara dhe transparente për përdorim, e përbëjnë avantazhin konkurrues të tyre. Shërbimet e iPKOs janë të dedikuara për grupe të ndryshme përdoruesish. Pako për të rinjtë ofron mesazhe të lira; pako familjare lejon thirrje më të lira ndërmjet familjarëve, dhe pako e biznesit mundëson thirrje të lira për punëtorët. Plani është që të përfitohet 50% e tregut për 5 vitet e ardhme, dhe të përfitohen rreth një milionë përdorues në fazën e maturitetit.

iPKO ka plane të mëdha edhe në fusha të tjera të komunikimit elektronik. Prej qershorit të këtij viti, kjo kompani ka edhe licencën për ofrimin e shërbimeve të telefonisë fikse, dhe është lider në ofrimin e shërbimeve të internetit në Kosovë. Kjo kompani është duke u pozicionuar edhe si integruese e sistemeve.

IPKO ka rrjetet e saja për shërbimin wireless dhe fiks. Përdoret një shtyllë rrjeti (IP/MPLS) shumë e shpejtë, e cila mundëson shërbime fleksibile dhe të kapacitetit të lartë për internet, duke përfshirë këtu edhe IP telefoninë dhe TV me internet. Rrjeti mbulon mëse 80% të zonave të populluara të Kosovës. IPKO sot ka më shumë se 32,000 përdorues në rrjet nëpër të gjitha qytetet dhe qytezat e mëdha të Kosovës, prej të cilëve 2,000 janë përdorues biznesi.

Në këtë mënyrë, IPKO po shndërrohet në një prototip të organizatës moderne, që shfrytëzon maksimalisht konvergjencën e rrjetit. Imazhi dhe emri i ri afarist që po
lansohet së bashku me rrjetin e ri mobil, reflekton trendet moderne në zhvillimin e komunikimit elektronik.

Grupi i Telekom Slovenije është krenar që ia doli, në më pak se një vit, një depërtim kaq të suksesshëm në tregun Kosovar të komunikimit elektronik, me mundësi të veçanta për zhvillim të mëtutjeshëm. Në këtë moment, 200 ekspertë nga Mobiteli dhe Telekomi i Sllovenisë janë duke punuar në Kosovë. Kjo është e rëndësisë së veçantë, duke marrë parasysh se zgjerimi në tregje të jashtme është një pjesë e rëndësishme e strategjisë afatgjate dhe zhvillimit të grupit si tërësi. Përparësitë e Kosovës janë radhitja e saj pranë Evropës dhe progresit, madhësia e ngjashme e tregut, si dhe atributet rajonale që janë fundamentale për planet e grupit për zgjerim në Evropën juglindore. Përveç investimeve në rrjetin mobil, Telekomi i Sllovenisë ka futur 16.5 milionë euro kapital në iPKO. Telekomi i Sllovenisë tani posedon 63.75% të aksioneve në iPKO, së bashku me Faktor Bankën që posedon 15%, dhe me aksionarë të tjerë me 21.25%.

Në evenimentin e lansimit të shërbimeve mobile, drejtori ekzekutiv i Telekomit të Sllovenisë z. Bojan Dremelj tha: “Kur premtova në mars të këtij viti të lansojmë rrjetin mobil komercial para korrikut të vitit 2008, siç u pajtuam në tender, isha i vetëdijshëm për përgjegjësitë e formulimeve të tilla. Sot lirisht mund të them: ne kemi mbajtur premtimin e bërë.”Drejtori ekzekutiv i iPKOs z. Akan Ismaili shtoi: “Përdoruesit e Kosovës tani kanë mundësinë të përdorin rrjetin mobil wireless më të avancuar dhe më kualitativ, mbi të cilin IPKO do të ofrojnë shërbime për t’i kënaqur përdoruesit me nevoja dhe prioritete të ndryshme. Me hapin historik të sotëm – lansimin e rrjetit të operatorit të dytë mobil – Kosova u bë pjesë e rrjetit global mobil.”

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim