Për çdo anëtarë të ri në faqen e saj zyrtare në Facebook, IPKO do t’i dhurojë 10 cent për fëmijët dhe shoqatën “Down Syndrome Kosova”.
Prishtinë, 16 gusht 2011 – Të gjithë ata që ende nuk janë bërë anëtarë të faqes zyrtare të kompanisë IPKO në Facebook, tashmë do ta kenë edhe një arsye më shumë për tu bërë pjesë e faqes, e cila synon që bashkërisht me anëtarët e saj të kontribuojë për mirëqenien e fëmijëve kosovar me sindromën Down.
Përdoruesit e Facebook.com, mund tu ndihmojnë fëmijëve kosovar me sindromën Down, me një klikim të vetëm në butonin “Like” në faqen zyrtare të IPKO’s në rrjetin më të përdorur social të kosovarëve.
“Ne vazhdimisht synojmë që ta përdorim rrjetin social Facebook për të bërë mirë. Ndërsa, qëllimi i kësaj fushate është që të grumbullojmë sa më shumë qytetarë rreth një iniciative të përbashkët për ngritjen e fondeve për fëmijët, dhe vetëdijesimin e shoqërisë për sindromën Down. Faqja jonë do të shërbejë si një rreth i njerëzve që ndihmojnë fëmijët me nevoja të veçanta” ka thënë Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO.
“Fushata e kompanisë IPKO në bashkëpunim me shoqatën jo-profitabile “Down Syndrome Kosova” do të zgjasë derisa të mblidhen fondet e planifikuara për ndihmë ndaj shoqatës e cila u shërben personave të prekur me sindromën Down, që në Kosovë janë të identifikuar afër 700 persona të grupmoshave dhe minoriteteve të ndryshme” ka thënë Driton Bajraktari, drejtor ekzekutiv i shoqatës Down Syndrome Kosova.
Mënyra e llogaritjes së fondeve të mbledhura do të mund të bëhet nga secili anëtar i rrjetit social Facebook.com, pasi që numri i anëtarëve mund të shihet në çdo moment, dhe për çdo anëtarë të ri shoqata do të marrë 10 cent nga IPKO.
Në bashkëpunim me shoqatën “Down Syndrome Kosova”, kompania IPKO do ta njoftojë publikun për ecurinë e fushatës, dhe shumave të mbledhura që rriten, me rritjen çdo anëtari të ri në faqen zyrtare të kompanisë IPKO në Facebook.
Faqja zyrtare e IPKO’s në Facebook: www.facebook.com/IPKO.Rrethiyt