IPKO SHËNON 15 VJETORIN E THEMELIMIT DHE PREZANTON REZULTATET FINANCIARE PËR TM2 2014

Vendi:

prishtina

Nga:

ipko

Këtë vit, IPKO e shënon 15 vjetorin e themelimit të saj, dhe tranformimin e saj nga një ofrues i vogël shërbimeve të internetit, në kompaninë lidere të telekomunikimeve në Kosovë, e cila mban 50% të tregut të internetit dhe televizionit kabllor digjital dhe rreth 36 për qind të tregut të telefonisë mobile në vend.

Në përvjetorin e saj, IPKO ka prezantuar edhe rezultatet financiare për tremujorin e dytë të vitit 2014. Për gjysmën e parë të vitit 2014, kompania ka raportuar të hyra prej 32.1 milionë euro, EBITDA – 12.1 milionë euro, EBIT 2.72 milionë euro, dhe investime kapitale për këtë periudhë që kanë arritur në 5.21 milionë euro. Investimet kapitale të kompanisë IPKO nga viti 2007 dhe deri në tremujorin e dytë të këtij viti kanë arritur në 258.9 milionë euro.

Përkundër stagnimit të numrit të përdoruesve mobil (shkalla e penetrimit mobil ende nuk ka arritur në 100%), pjesëmarrja e telefonisë mobile IPKO në treg për TM2 2014 është rritur për 5.8% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në këtë tremujor, telefonia mobile IPKO mban 35.8% të tregut të telefonisë mobile në Kosovë.

“Rritja e ndjeshme e telefonisë mobile IPKO ka vazhduar edhe në 6 muajt e parë të këtij viti, dhe tani jemi afër arritjes tek 40% e tregut të telefonisë mobile IPKO, që shënon një rekord të ri të kompanisë tonë, ndërsa ne mbesim lider të pakontestueshëm të tregut të internetit dhe televizionit kabllor digjital. IPKO do të vazhdojë të jetë kompania e parë në Kosovë e cila i sjell teknologjitë e fundit, si dhe lider i tregut për inovacion, shërbime cilësore dhe kujdes ndaj përdorueve të saj” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Në mesin e ofertave të shumta për 6 muajt e parë të vitit, të cilat kanë përmbushur kërkesat e shumta të segmeneteve të ndryshme konsumatore kanë qenë plani i ri tarifor “Jetë o jetë” që u ka mundësuar përdoruesve thirrjet drejt gjithë operatorëve kosovarë për 5 cent në minutë, pakot atraktive me 3G, interneti mobil roaming edhe në Shqipëri, ofertat për blerjen e modeleve të reja të iPhone 5s, partneritetet e shumta strategjike, programi Pika dhe komuniteti i të rinjëve Hej!.

Në konferencën për media, IPKO i ka prezantuar edhe disa nga projektet e realizuara filantropisë, përkatësisht mbështetjen e kërkesave të 20 shkollave fillore publike në fshatrat dhe komunat e ndryshme të Kosovës.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim