Muhamet Salihu, Gjilan, është Fituesi i Tretë i Motoçikletës Yamaha Raptor, pasi që dërgoi SMS në 4949 me fjalën IPKO në javën e tretë të lojës shpërblyese të organizuar nga IPKO.
Fito edhe ti. Loja shpërblyese zgjatë vetëm edhe 2 javë!
Muhameti, është fituesi I tretë i lojës shpërblyese me SMS të cilën e ka lansuar IPKO me 21 Korrik , 2008 e që do të përfundojë me 24 Gusht, 2008. Veq kësaj, Gazmend Salihu (i vëllau I Muhametit ) me qëndrim të përkohëshëm në Zvicër, I cili edhe ka dërguar shumicën e SMS-ve gjatë javës së tretë të lojës shpërblyese që njëkohësisht është fituesi I motocikletës, në pamundësi për të marrë shpërblimin ka autorizuar vëllaun e tij Muhametin që të jetë pronarë i motocikletës .
“Kam qenë shumë skeptik dhe i thojsha vëllaut mos dërgo SMS-a kot se nuk ke me fitu. E tërë familja ka qenë e shokuar kur IPKO na ka kontaktu për shpërblimin e fituar, Prandaj e falënderoj IPKO`n për inovacione të reja që sjellë në treg, dhe për transaprencë në përzgjedhje të fituesit” tha Muhameti.
Përzgjedhja e fituesit të tretë të Motoçikletës Yamaha Raptor (prej 04-10 Gusht, 2008) edhe këtë javë është bërë nën administrimin e komisionit të përbërë nga:
- Z. Safet Krasniqi- Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)
- Kushtrim Demiri ( qytetarë dhe përfaqësues nga Zero Pozitive Publicis)
- Zonj. Lindita Laçi-Gorani ( IPKO), dhe
- Zonj. Hana Hoxha (IPKO)
Shpërblimi është tërhequr këtë të diel (10 Gusht, 2008) gjatë emisionit “Flladi Verorë”, në KTV. Si shpërblim shtesë nga IPKO fituesit i është dhuruar edhe një helmetë.
*Për t`u bërë pjesë e kësaj loje, dërgo SMS në 4949 me fjalën IPKO dhe FITO një Motoçikletë Yamaha Raptor, çdo javë. SMS gara dhe tërheqja e shpërblimeve për pesë Motoçikleta Yamaha Raptor fillon prej 21 Korrik deri më 24 Gusht, 2008.
- Pjesëmarrja në lojë është e mundur vetëm nga numrat mobil IPKO.
- Më shumë SMS që dërgoni, gjasat janë më të mëdha që ju të fitoni.
- IPKO do të kontaktoj fituesit në numrin e telefonit nga i cili pranohet SMS-i.
- Fituesit do ti tërheqin shpërblimet e tyre çdo të diel gjatë emisionit “Flladi Verorë” në KTV
*Çmimi për SMS është 30 cent