Derisa industria mobile po zhvillohet me hapa shumë të shpejtë, për t’i përcjell dhe udhëheq trendet e industrisë IPKO ka njoftuar se inovacioni i saj i fundit për televizionin mobil – TVim, prej sot do të vijë në versionin e ri, të përditësuar, i cili sjell karakteristika të reja të shërbimit dhe përmbajtjes. TVim u mundëson shikimin e kanaleve të preferuara të televizionit digjital nga telefonat e mençur mobil, tabletët, laptopët, ose kompjuterët personal.
Tani, versioni i ri i TVim mund të përdoret prej çdo vendi në Kosovë, në të cilin IPKO ka lidhje të internetit, dhe me këtë ndryshim, përdoruesit e TVim mund t’i shikojnë kanalet e tyre edhe kur ata janë jashtë shtëpisë, ose së bashku me miqtë dhe të afërmit e tyre.
Përveç heqjes së kufizimeve të qasjes në shërbim, versioni i ri i TVim tani sjell edhe kanale të reja cilësore shqiptare, si Klan Kosova dhe kanalet tjera ekskluzive të DigitAlb, si Top News dhe kanalin T.
Abonimi në shërbim tani mund të bëhet aq lehtë sa me një SMS të vetëm. Përdoruesit duhet ta dërgojnë emrin e përdoruesit në numrin 55355, për ta aktivizuar pakon e tyre mujore të TVim.
Vetëm dy ditë pas debutimit të aplikacionit në dyqanin e aplikaicioneve mobile të Apple, App Store, TVim kishte kryesuar listën e aplikacioneve më të shkarkuara, duke u bërë aplikacioni më i shkarkuar për iPhone dhe iPad në Shqipëri dhe Maqedoni. Dhe deri më sot, rreth 40.000 përdorues e kanë shkarkuar aplikacionin e TVim, nga platformat më të famshme mobile si Apple iOS dhe Google Android.
IPKO është platforma e vetme e televizionit kabllor digjital në Kosovë e cila ofron 130 kanale televizive, 18 prej të cilave janë në formatin High Definition, dhe vijnë si kombinim i kanaleve më të mira televizive që ofrohen në tregun kosovar duke përfshirë të gjitha kanalet e platformës DigitAlb dhe SuperSport, me kanale informative, filma, lajme, kanalet e vendit, të rajonit si dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare.