Si pjesë e turneut të tyre nëpër Evropë, bendi i njohur anglez Morcheeba i cili bën muzikë të shkëlqyeshme trip-hop do të vijë edhe në Prishtinë. Përveç Morcheeba’s, në këtë koncert do të performojnë edhe Shpat Deda, Genc Salihu dhe Pischmen. Ardhja e bendit Morcheeba në Prishtinë, është mundësuar nga IPKO.
Adhuruesit e muzikës së kombinuar trip hop, rok, pop, ritëm ose blues, do të mund të shijojnë hitet e muzikës botërore, këngët si “Rome Wasn’t Build in a Day” ose “Who Can You Trust”, në zemër të kryeqytetit të tyre.
Koncerti i organizuar nga OJQ Gani Bobi mbahet më 11 gusht, në Qendrën Rinore në Prishtinë. Dera hapet ne ora 19:00, biletat shiten në të gjitha dyqanet e IPKO’s PER VETEM 6 EURO, ndersa ne diten e fundit të shitjes 8 EURO.
Përveç ngjarjeve tjera më të mëdha të muzikës në Kosovë (50 Cent dhe Pasion de Buena Vista), IPKO përkrah dhe është sponsor gjeneral i koncertit të Morcheeba, ndërsa përkrahje finansiare për implementim të programit ka dhënë edhe IPKO Prepaid Visa Card dhe kompani e organizata të ndryshme në Kosovë.
RRETH SUMMER URBAN FESTIVAL (SURF)
Aktivitetet kulturore të cilat më herët ishin promovuar me emrin “Prizreni Zemra Ime” sot janë shndërruar në Summer Urban Festival (SURF), pasi që organizatorët kanë vendosur që të zgjerojnë spektrin e ngjarjeve dhe lokacioneve, ku ato mbahen.
Gjithçka ka filluar si një iniciative e aktorëve në fushën e kulturës për organizimin e një mini-festivali kreativ në Prizren, për zgjeruar më pas në një festival një mujor me ngjarjeve kulturore dhe kreative në qendrat urbane të Prizrenit dhe Prishtinës.
Tani, kjo iniciativë i ka tejkaluar përmasat e një koncerti në të cilin performon një bend i njohur si Morcheeba, pasi që pjesë e aktiviteteve një-mujore të Summer Urban Festival (SURF) është edhe kitaristi i shpërblyer prizrenas Petrit Ceku, strup-artisti i vetëm shqiptar i botuar në Spanjë dhe Francë – Gani Jakupi, profesori Mehmet Behluli me një ekspozitë, si dhe artisti i famshëm i grafiteve, Shepard Fairey.
DISKOGRAFIA E MORCHEEBA
Albumet:
1. Blood Like Lemonade
2. Dive Deep
3. The Antidote
4. Charango
5. Fragments of Freedom
6. Big Calm
7. Who Can You Trust?
Single:
1. “Trigger Hippie”
2. “Tape Loop”
3. “The Music That We Hear (Moog Island)”
4. “Shoulder Holster”
5. “Blindfold”
6. “Let Me See”
7. “Part of the Process”
8. “Rome Wasn’t Built in a Day”
9. “World Looking In”
10. “Otherwise”
11. “Undress Me Now”
12. “What’s Your Name?”
13. “Wonders Never Cease”
14. “Enjoy the Ride”
15. “Gained the World”
16. “Even Though”