IPKO VISA® KARTELA: FITUESI I „Viti i Ri në Stamboll“ dhe LANSIMI I „Viti i Ri me 100 EUR“

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

IPKO Visa® Kartela sot shpërbleu Akter Hotin me 500€ dhe një udhëtim falas që të kaloj Vitin e Ri në Stamboll dhe njëkohësisht lanson lojën e re shpërblyese që u mundëson 5 poseduesve të IPKO Visa Kartelës të fitojnë nga 100€ për Vitin e Ri 2010.

Prishtinë 14 Dhjetor 2009 – Me datën 10 Nëntor IPKO Telecommunications me rastin e 10 vjetorit të saj shpalli Lojën Shpërblyese “Viti i Ri në Stamboll” për të gjithë poseduesit e IPKO Visa Prepaid Kartelës.  IPKO, gjithashtu e zgjati promovimin e kartelës, duke e bërë atë falas deri në fund të vitit, në uebfaqen www.ipkocard.com.

Sot, IPKO Visa® Prepaid Kartela ka zgjedhur Akter Hotin nga qyteti Vushtrri, si fituese e Lojës Shpërblyese „Viti i Ri në Stamboll“ dhe për këtë rast do të shpërblehet me 500€ në IPKO Visa Prepaid Kartelën e saj, dy bileta kthyese nga Prishtina për në Stamboll dhe fjetjen në Hotelin W në Stamboll, që të kaloj Vitin e Ri 2010 në Stamboll.

“IPKO Visa Prepaid Kartela deri tani ka treguar sukses të madh, me më shumë se 10,000 aplikant brenda 2 muajve të parë, dhe jemi të kënaqur t’u ofrojmë qytetarëve të Kosovës rastin që të jenë pjesë e këtyre lojërave shpërblyese që të fitojnë dhe udhëtojnë,“ tha Akan Ismaili, Drejtor Ekzekutiv i IPKO Telecommunications.

Gjithashtu, me rastin e festave të fundvitit, IPKO Visa Prepaid Kartela lanson lojën e re shpërblyese “Viti i Ri me 100€,” ku pesë (5) posedues të IPKO Visa Kartelës do të kenë mundësinë të fitojnë nga 100€ që t’i harxhojnë për Vitin e Ri. Çdo posedues i kartelës automatikisht e fiton një hyrje në lojë, dhe për çdo blerje, mbushje të celularit me SMS, YAP transfer ose tërheqje ne ATM, poseduesit fitojnë edhe një hyrje shtesë. Loja shpërblyese mbaron me 30 Dhjetor kurse fituesit do të shpallen me 31 Dhjetor.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim