IPKO ZBRET ÇMIMET E PAKOVE TË TELEVIZIONIT DIGJITAL

Vendi:

Prishtinë

Nga:

IPKO

IPKO ka zbritur çmimet e pakove kryesore të televizionit kabllor digjital. Oferta promovuese për televizionin digjital, është pjesë e befasive që kompania IPKO i ka përgatitur për 10 vjetorin e saj, dhe festat e fundvitit.

Prishtinë, 26 nëntor 2009 – Konsumatorët e pakove të televizionit kabllor digjital IPKO  do të festojnë ditët e Kurban Bajramit, 28 Nëntorit dhe të gjithë festat tjera të mbetura të fundvitit me argëtimin e plotë televiziv të cilin e ofron platforma e televizionit digjital IPKO, dhe çmimet e liruara për pakot e Premium dhe asaj SuperSport.

Konsumatorët e televizionit kabllor digjital IPKO të cilët blejnë pakon një-vjeçare Premium me çmimet e reja, do të paguajnë 95 euro më pak (nga çmimi i mëparshëm – 239.95€), për tu pajisur me pakon e cila ofron të gjitha kanalet e pakos familjare, asaj SuperSport dhe kanale tjera plotësuese, për një vit të plotë.

Mirëpo, kjo nuk është pakoja e vetme e cila vjen me çmim të zbritur, pasi që të gjithë adhuruesit e sportit dhe paketës më atraktive televizive të sportit, asaj SuperSport,  tani mund të blejnë pakon e tyre të preferuar një-vjeçare për 75 euro më lirë, apo atë gjashtë mujore për 50 euro më lirë.

Oferta promovuese me çmimet e zbritura të pakove të televizionit kabllor digjital ka kohëzgjatje të limituar, dhe është pjesë e befasive të cilat kompania IPKO i ka përgatitur për konsumatorët e vet, 10 vjetorin e kompanisë dhe festat e fundvitit.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive  në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit.

Oferta televizive digjitale e IPKO përmban kanalet kryesore te filmave, programeve për fëmijë dhe informacionit të platformës DigitAlb, kanalet sportive të SuperSport si dhe një përzgjedhje të televizioneve  ndërkombëtare dhe lokale.

Platforma e televizionit kabllor digjital IPKO përmban tri pako ku bëjnë pjesë: pakoja Familjare, pakoja e Sportit dhe pakoja Premium e cila përmban të gjitha kanalet televizive digjitale që ofrohen në treg nga kompania telekomunikuese IPKO.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim