LOJA SHPËRBLYESE E KAMPIONANTIT BOTËROR 2010

Vendi:

Nga:

IPKO DHE ATLANTIK GROUP (PREJ 07. 06 – 12.07, 2010)

DËRGO ME SMS NË NUMRIN 4949 KODIN QE GJINDET BRENDA PRODUKTIT DHE FITO SHPËRBLIME ÇDO DITË!

IPKO organizon se bashku me kompaninë Atlantik Group SMS lojën e madhe shpërblyese dhe klientët e saj i shpërblen me:

  • Një (1) veturë Ford Fiesta,
  • Kapela,
  • Topa te futbollit,
  • Topa origjinal te kampionatit botërorë 2010,
  • Televizion Plazma,
  • Pako Premium të televizionit digjital IPKO,
  • Mbushje të telefonisë mobile IPKO në vlerë prej 1 EURO,
  • Telefon mobil Nokia 2626.

SMS gara dhe tërheqja e shpërblimeve fillon prej 07.06. deri më 12.07.2010 në ora 12h.

Pjesëmarrja në lojën shpërblyese
Për të hyrë në lojë është shumë e thjeshtë. Vetëm dërgo me SMS në numrin 4949 kodin qe gjendet brenda produktit (Patos, Patos rolls apo Chipso),  nga numri juaj IPKO dhe do të jeni pjesë e garës së madhe shpërblyese për veturën Ford Fiesta, si edhe të fitoni shpërblime çdo ditë!
Hapat:

•    Dërgo SMS në 4949 me kodin qe gjendet brenda produktit (Patos, Patos rolls apo Chipso) për të fituar shpërblime çdo ditë, dhe për të hyrë në garë për të fituar çmimin kryesor vetura Ford Fiesta;
•    Si përgjigje do të merrni një mesazh mirëseardhjeje në lojën shpërblyese, apo mesazhin me dhuratën qe keni fituar;
•    Klienti ka të drejtë që vetëm një herë ta dërgoj kodin me SMS
•    Të gjithë SMS-ët validë të dërguar do të inkuadrohen në tërheqjen e shpërblimit kryesor për veturën Ford Fiesta me datën 12.07,2010 në njërin nga kanalet televizive;
•    Tërheqja e fituesve bëhet çdo ditë,  dhe në fund të fushatës më 12.07.2010 për çmimin kryesor vetura Ford Fiesta;
•    Tërheqja e fituesve ditor do të bëhet në formë të rastësishme nga databaza e të gjithë SMS-ve validë të pranuar,
•    IPKO do të kontaktojë fituesit me SMS.

Çmimet

Prej 07.06. deri më 12.07.2010 në ora 12h, të gjithë konsumatorët e IPKO-s kanë mundësinë të fitojnë:

1.     Çmimin kryesor vetura Ford Fiesta, dhe
2.     Çdo ditë nga një kapelë, top të futbollit, topa origjinal te kampionatit botërorë 2010, Televizion Plazma, pako Premium te televizionit digjital IPKO, mbushje te telefonisë mobile IPKO në vlerë prej 1 EURO, si dhe telefon mobil Nokia 2626

Kushtet dhe rregullat e përgjithshme të lojës shpërblyese të IPKO dhe Atlantik Group

Ju lutemi, lexojeni këtë dokument me kujdes. Duhet të pajtoheni me këto kushte dhe rregulla të lojës, në mënyrë që të merrni pjesë në lojën shpërblyese me SMS të organizuar nga IPKO dhe Atlantik Group. Duke dërguar një SMS në 4949 ju pajtoheni me  kushtet dhe rregullat e lojës, të cilat janë të përshkruara në web-faqen e IPKO-s www.ipko.com  dhe të cilat përmbajnë një pjesë qenësore të këtyre kushteve:

o    NJË fitues mund të shpërblehet me vetëm NJË çmim.
o    Vetëm klientët e telefonisë mobile IPKO mund të marrin pjesë në lojën shpërblyese
o    Loja shpërblyese zgjatë prej 7.06. deri më 12.07.2010 në ora 12h.
o    Përdoruesi duhet të dërgojë me SMS në numrin e dhënë 4949 kodin që gjendet brenda produktit në mënyrë që të marrë pjesë në tërheqjen për shpërblimin kryesor dhe të fitoj një nga shpërblimet e tjera çdo ditë.
o    Çdo SMS i dërguar në 4949 kushton 20 centë
o    Punëtorët në kompaninë IPKO dhe Atlantik Group, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në lojën shpërblyese
o    Data, koha dhe vendi i tërheqjes do të jenë publike në web-faqen www.ipko.com

Shpërblimi kryesor një veturë Ford Fiesta:

•    Do të ketë vetëm 1 (një) fitues në tërheqjen e çmimit kryesor – një veturë Ford Fiesta 1. Fituesin do ta kontaktoj IPKO nëpërmjet telefonit;
•    Fituesi i çmimit kryesor do të mund të marrë shpërblimin brenda 10 (dhjetë) ditësh të punës prej ditës së shpalljes së fituesit;
•    Tërheqja e shpërblimit kryesor do të bëhet në mënyrë të rastësishme nga databaza e të gjithë SMS-ve validë të dërguar prej datës 7.06. – 12.07.2010 deri në orën 12:00. Tërheqja e shpërblimit kryesor do të bëhet me prezencën e komisionit të përbërë (një përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) një përfaqësues nga IPKO dhe Atlantik Group).
•    Fituesi do të ftohet për të marrë shpërblimin kryesor në Prishtinë më 14.07.2010. Fituesit, nëse i kërkohet nga IPKO, duhet të marrë pjesë në prezantimet e shpërblimit të fituara nëpër mass media ( si në TV, shtypin ditor, webfaqe, etj).
•    Fituesi i shpërblimit kryesor vetura Ford Fiesta do të prezantohet në web-faqen e IPKO-s brenda 3 (tri) ditëve të punës prej ditës së tërheqjes së fituesit.
•    Për të marrë shpërblimin pos prezantimit të dokumenteve personale të identifikimit, fitues-it-s do t’i kërkohet të bëjë një thirrje prej 5 sekondash nga telefoni i tij-e saj në telefonin e njërit prej punëtorëve në dyqanin e IPKO-s.
•    Çdo SMS i dërguar në 4949 do të kushtojë 20 centë. Të gjitha përgjigjet e pranuara për lojën shpërblyese pas dërgimit të SMS-ve janë pa pagesë.

Shpërblimet ditore (kapela, topa te futbollit, topa origjinal te kampionatit botërorë 2010, Televizion Plazma, pako Premium te televizionit digjital IPKO, mbushje te telefonisë mobile IPKO në vlerë prej 1 EURO, telefon mobil Nokia 2626):

•    Do të ketë vetëm 1 (një) fitues në tërheqjen ditore (kapela, topa te futbollit, topa origjinal te kampionatit botërorë 2010, Televizion Plazma, pako Premium te televizionit digjital IPKO, mbushje te telefonisë mobile IPKO në vlerë prej 1 EURO, telefon mobil Nokia 2626). Fituesin IPKO do ta kontaktoj nëpërmjet SMS-it;
•    Fituesi i shpërblimit ditor do të mund të marrë shpërblimin brenda 10 (dhjetë) ditësh të punës, duke filluar prej ditës kur ka pranuar SMS si fitues i njërit nga shpërblimet ditore;
•    Klientët e IPKO-s mund të marrin pjesë në tërheqjen ditore, duke dërguar me SMS në numrin 4949 kodin që gjendet brenda produktit.
•    Tërheqja e shpërblimeve ditore do të bëhet në mënyrë të rastësishme nga databaza e SMS-ve validë të dërguar.
•    Fituesit do të ftohen për të marrë shpërblimet ditore çdo javë në dyqane të IPKO-s. Fituesve nëse u kërkohet duhet të marrin pjesë në prezantimet e shpërblimeve të fituara nëpër mas media (si në TV, shtypin ditor, webfaqe, etj).
•    Lista e fituesve ditorë do të prezantohet në web-faqen e IPKO-s brenda 3 (tri) ditësh të punës prej ditës së tërheqjes së fituesve.
•    Për të marrë shpërblimin nw dyqanet e Ipkos, fituesi duhet të ketë me vete:

  • Dokument personale të identifikimit,
  • Kodin fitues që e ka dërguar SMS (kodin që është gjendur në pakon e produktit)
  • Fitues-it-s do t’i kërkohet të bëjë një thirrje prej 5 sekondash nga telefoni i tij -e saj në telefonin e njërit prej punëtorëve në dyqanin e IPKO-s.

•    Çdo SMS i dërguar në 4949 do të kushtojë 20 centë. Të gjitha përgjigjet e pranuara për lojën shpërblyese pas dërgimit të SMS-ve janë pa pagesë.
•    Të gjithë klientët që kanë dërguar SMS-a validë për shpërblimet ditore edhe nëse nuk janë përzgjedhur fitues të këtyre shpërblimeve do të inkuadrohen për tërheqjen e shpërblimit kryesor për veturën Ford Fiesta.

Kushtet e tjera të pjesëmarrjes:
o    IPKO-ja dhe Atlantik Group ka të drejtë të ndërrojë kushtet e shërbimit dhe shpërblimet. Ndryshimet do të publikohen në web-faqen e kompanisë, ose mund të shpallen nëpërmjet SMS-ve.
o    IPKO Atlantik Group ka të drejtë të shtyjë lojën shpërblyese nëse ndodhin probleme teknike që pengojnë zhvillimin normal të lojës për më gjatë se 10 ditë.
o    Ju pajtoheni që secili përdorues i shërbimit mund të fitojë edhe me vetëm një SMS.
o    IPKO-ja Atlantik Group nuk garanton që nëse shpenzoni një shumë të madhe parash do të fitoni.
o    IPKO-ja Atlantis Group ka të drejtë të ndërrojë kushtet e lojës shpërblyese kurdo.

ngjashme

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim