IPKO në përputhje me rregulloren për “Mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë së Përdoruesve të IPKO’S” dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale 03/L-172 përpunon te dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të saj të komunikimeve elektronike, që përfshijnë emër, mbiemër, numër personal, adresë, numër telefoni fiks, numër mobil, adresë emaili.
Të gjitha të dhënat personale që IPKO mbledh nga përdoruesit e shërbimeve të saj, përdoren dhe përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe gjithmonë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
Të dhënat personale përpunohen apo ruhen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga IPKO për shkak të respektimit të obligimeve qe dalin nga Ligji për Komunikime dhe legjislatura tjetër në fuqi.
Për t’ju mundësuar shërbime sa më të mira, IPKO, vetëm me pëlqimin tuaj, do të përdor të dhënat personale për qëllime të marketingut direkt. Ju mund të zgjidhni që të mos kontaktoheni për të gjithë fushën e marketingut direkt.
IPKO nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë. Nëse ju i keni dhënë pëlqimin tuaj një pale të tretë(pëlqim ky i cili duhet të jetë me shkrim), me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale nga IPKO, atëherë IPKO nuk mban përgjegjësi për kalimin e këtyre të dhënave. Gjithashtu, IPKO është i detyruar që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhërit të gjykatës kompetente, t’i përcjellë të dhënat tuaja personale organeve të specializuara të shtetit, për shembull në rast të një hetimi penal. Po ashtu, IPKO ka për obligim ligjor që të bashkëpunojë në rastet e përgjimit të telefonatave dhe të përdorimit të internetit dhe t’i vendosë këto të dhëna në dispozicion të autoriteteve kompetente vetëm në zbatim të Ligjit për Komunikime Elektronike 04/L-109, Kodit te Procedurës Penale 2012/04-L-123 dhe ndryshimeve përkatëse.